Laert Vasili risjell “Kenge dashurie me korba” tek Liqeni!

“Kenge dashurie me korba” veper e autorit Bashkim Hoxha, e sjelle ne stilin e nje muzikali nga regjizori Laert Vasili, pas suksesit qe pati ne shfaqjet e kalura ne Sallen Goethe te Teatrit Eksperimental, do te rikthehet me 9 qershor ne Teatrin e Hapur te Tiranes tek Liqeni Artificial.  Per te na folur per kete drame dhe se si do te pershtatet ne nje skene te hapur regjizori Laert Vasili ishte i ftuar ne studion e Radio Travel ne emisionin Weekend Lovers. Regjisor dhe aktor ne dramen “Kenge dashurie me korba”, Laert Vasili ia ka besuar rolet artisteve te teatrit me dekada eksperience, por dhe emrave te rinj. Drama sjell ne role aktoret  Laert Vasili, Artemisa Kusi, Arjola Basho, Jaho Guma dhe Josif Sina.

Ne qender te vepres eshte nje biznesmen i suksesshem Marini, ku papritur i shfaqet gruaja nga pertej e cila vjen dhe i tregon se çfare ka ndodhur me te kohe me pare, si dhe braktisja qe i beri ai kur kjo ishte vetem 16 vjeç. Sipas Vasilit kemi te bejme me nje retro ne brendesi te personazhit te Marinit,  ku ne njefare menyre fajesohet per ate veprim qe beri. Gjithe takimi i tyre organizohet, dhe organizatoret jane korbat qe ne kete veper perfaqesojne nenvetedijen. Drama flet per lenden e jetes, “dashurine”. I pyetur nese korbat dine te kendojne kenge dashurie, regjizori na pohoi se: “Korbat dine te kendojne shume mire kenge dashurie por jemi ne qe nuk dime t’i degjojme ata”!

Muzikali do te kete te nderthurur elemente me muzike live dhe vec pjeses se tekstit aktoret edhe do te kendojne.

Laert Vasili tha se frymezimi per kete muzikal i erdhi natyrshem pasi lexoi dramen, e cila eshte vene ne forma te ndryshme edhe here te tjera ne skene teksa ne vitin 1997 ka fituar edhe cmimin “Aleksander Moisiu” ne Festivalin Mbarekombetar te Teatrit.

Publiku mund ta ndjeke shfaqjen ne skenen e Liqenit te Hapur te Tiranes me 9 qershor ne oren 20.30

 


 

 


 

 

  1. Kush eshte e dashura e pare e Laert Vasilit?

Aktori dhe regjizori Laert Vasili po rikthen ne skene “Kenge dashurie me korbat”. Ne qender te vepres eshte nje biznesmen i suksesshem Marini, ku papritur i shfaqet e dashura e pare nga pertej e cila vjen dhe i tregon se çfare ka ndodhur me te kohe me pare, si dhe braktisja qe i beri ai kur kjo ishte vetem 16 vjeç. I pyetur ne Weekend Lovers se a do ta takonte te dashuren e pare pas 20 vitesh, Vasili pohoi duke qeshur se do ta takonte po ta mbante mend ☺ Me pas shtoi se dashuria e tij e pare ishte shoqja e tij e klases ne moshen 8 vjec ne shkollen “11 Janari”.

 


 

 

 

Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background