Kujt ja dedikon këngën Eugent Bushpepa, tashmë finalist në Eurosong 2018!!
3 minutat që çuan peshë zemrat e shqiptarëve, Eugent Bushpepa realizoi një nga performancat më të
arrira dhe siguroi finalen e Eurovizionit për Shqipërinë, pas tre vitesh mungesë në finale!
Pas gjysmë finales së parë ku Eugenti këndoi i treti, u mbajt një konferencë me artistët që performuan. I
pyetur nga prezantuesi nëse ndjen të njëjtat emocione kur këndon në këtë event me emocionet që
ndjen kur këndon në club, Eugenti u përgjigj: “Për sa kohë që transmeton emocione me anë të muzikës,
është e njëjta gjë”.
“Skena ishte fantastike. U ndjeva shumë mirë, publiku ishte gjigant. Të ndash dashurinë me publikun
është njësoj”, u shpreh Eugenti.
I pyetur nga një fans gjatë konferencës se kujt ja kushton këngën, ai u përgjigj: “Është një këngë për
dashurinë, është një këngë për mallin ndaj personave që do më shumë, kështu që unë ja dedikoj të
gjithë shqiptarëve sepse po më mungojnë shqiptarët që kur kam ardhur këtu”.

Eugent Bushpepa u kualifikua në finalen e edicionit të këtij viti të Eurovision me këngën “Mall” duke
emocionuar cdo shqiptar nga cdo cep i botës. Sot ne Radio Travel folëm vecanërisht për videoklipin
zyrtar të këngës dhe për vajzën që shfaqet që në sekondat e para të saj! Ajo është modelja Frenki
Ceko, e cila ishte e ftuar në një intervistë në emisionin Travel Club dhe na tregoi disa detaje gjatë
xhirimit të klipit. Frenki u shpreh se për xhirimin e klipit janë dashur 24 orë intensive punë. E veshur
me motive popullore nga tropoja, Frenki tregon se ideja është kristalizuar dhe gërshetuar edhe me
elementë te tjerë shumë të rëndësishëm të traditës shqiptare, duke nisur që nga kostumet popullore
e deri te fustanellat, xhubletat – me detaje nga të gjitha trevat shqiptare.

Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background