Ekspertet: 21 dite per te ndryshuar zakonet e demshme ndaj mjedisit!

Travel Club - Dita Nderkombetare e Mjedisit

Travel Club - Dita Nderkombetare e Mjedisit#mjedisi Mjedisi Sot REC Shqipëri

Publiée par Radio Travel sur mardi 5 juin 2018

Ne Diten Boterore te Mjedisit e ftuar ne studion e Radio Travel ishte Daniela Ruci , eksperte per edukimin dhe ndergjegjsimin mjedisor prane Qendres Rajonale te Mjedisit REC –Shqiperi.  Ajo na foli per rendesine qe ka ndergjegjsimi i njerezve ndaj mbrojtjes se mjedisit pasi nese demtojme gjithcka do te na kthehet mbrapsht nje dite. Kete vit tema e Dites Boterore te Mjedisit eshte “Stop Ndotjes nga plastika” dhe biseda me Rucin u perqendrua pikerisht ne kete pjese. Sipas saj ka aq shume plastike ne bote, nje material qe u krijua nga nje gabim i nje studiuesi, sa mjafton per te mbeshtjelle 3 here planetin Toke. Edhe pse vitet e fundit jane marre masa e fushata te ndryshme per te reduktuar prodhimin dhe perdorimin e plastikes serish ajo mbetet ne nivele krejt te larta ne mjedis dhe si nje material qe e ka shume te veshtire shperberjen eshte nder demet me te rrezikshme qe i kanoset tokes. Jane vete njerezit qe duhet te ndergjegjsohen per te mos perdorur plastiken dhe tu drejtuar gjithnje e me shume nga materialet e riperdorshme. Duke filluar qe nga zevendesimi ose eleminimi  i qeseve plastike me trasta, pjatave plastike, pipzave, kunjave per veshet, shishet plastike te ujit e shume e shume elemente te tjere te gjithe mund te kontribuojme per zvogeluar impaktin e plastikes ne mjedis.

Nje prej elementeve me te demshme qe gjendet ne materialet plastike eshte Bisfenol A, qe i jep plastikes trajten transparente. Nga nje studim i bere sipas Rucit rezultoi se nga perdorimi i shisheve plastike te ujit disa here ky element eshte vene re ne organizmin tone duke qene edhe nje element ndikues per semundje te ndryshme.

Ndoshta per force te zakonit  apo per prakticitet vijojme te perdorim keto elemente te demshem por sipas eksperteve me nje sforco te vogel mjaftojne 21 dite per te ndryshuar zakonet tona dhe per te permiresuar jetesen e shendetin tone.

Current track

Title

Artist

Background