Altin Mici: Kravata ka dalë në pension!

Travel Club me Altin Mici Collection

Travel Club ne pergatitje te dhendureve te veres 2018 :)Ne studio Live me stilistin e njohur Altin Mici Collection

Publiée par Radio Travel sur mardi 8 mai 2018

Stilisti i njohur Altin Mici, ishte sot i ftuar ne një intervistë për emisionin travel Club në Radio Travel, ku foli për punën e tij intensive pothuajse 365 ditë të vitit!
Aq i lidhur është me këtë punë, sa Altini na rrëfeu se edhe pushimet për veten dhe familjen i ka të kufizuara, me përjashtim të ndonjë 10-ditëshi në gusht kur Tirana është boshatisur.  Politikanë, prezantues, këngëtarë, aktorë, avokatë duan kostumet e qepura nga Altini.

Politikanët e rinj janë më të hapur drejt stileve dhe prerjeve më rinore. Ndërsa politikanët e vjetër e kanë të vështirë të largohen nga formati i politikanit klasik, që do të thotë se duan të duken sa më serioz dhe me veshje të lirshme. Ndërsa një prej personazheve të famshëm që guxon më shumë është Ledion Liço!- shprehet Altin Mici.

 

I pyetur nga Travel Club  se sa e vështirë ishte fillimisht të bindje burrat shqiptarë që të tentonin me elemete si lulet, kuadratat apo ngjyrat, stilisti i famshem pergjigjet se:  Në vitet e para ka qënë goxha e vështirë, duke përjashtuar disa persona të televizionit përgjithësisht, të cilët kishin nevojë për diçka ndryshe. Me kalimin e kohës, kur diçka nuk është vulgare, është e bukur fillon të pranohet dhe të pëlqehet nga të gjithë.

 

Nder punet me intensive por edhe me më teper ngarkese Altini vecon kostumet e pergatitura per djemte e kombetares shqiptare gjate pjesmarrjes per here te pare te Shqiperise ne Kampionatin Europian te Futbollit 2016

 

E sa i përket tendencave momentale duke qene se sapo eshet prezantuar dhe koleksioni i ri i Altin Micit, ai shprehet se : Edhe këtë vit dominon bluja, por pak a shumë është një ngjyrë e cila preferohet çdo vit, megjithëse këtë vit është më e shtrirë, ka tonalitete të ndryshme. Kuptohet edhe materialet me dizenjo kanë qenë në tendencë këtë vit, kryesisht në veshjet ceremoniale. Nje risi e ketij sezoni është kombinimi i xhaketes se bardhe me pantallona vishnje dhe detaje te tjera vishnje.
Altini na theksoi gjithashtu se  kravata ka dalë në pension këtë vit, ndërsa papioni është më in se kurrë!

Përsa i përket sezonit të ardhshëm dizenjot do të jenë më të skalitura, më të theksuara me motive tri dimensionale.

 

 

 

 

 

Current track

Title

Artist

Background