Vlora, mikpritese e turisteve te shumte kete fundjave!

Ne lidhje te drejtperdrejte telefonike me Radio Travel , gazetari Enrik Mehmeti informoi se kete fundjave numri i pushuesve shqiptare dhe turisteve te huaj qe kane zgjedhur te pushojne ne Vlore eshte teper i madh. Moti i mire dhe aktivitetet e shumta qe ofron Vlora jane terheqjet kryesore te kesaj fundjave ne qytetin bregdetar. Sipas gazetarit Mehmeti kete vit eshte punuar per te permiresuar sherbimin ndaj turisteve , ku edhe pse numri i hoteleve dhe strukturave shpesh kapercehet nga numri i turisteve qe udhetojne drejt Vlores , vete pronaret e tyre jane ndergjegjesuar per nje sherbim me te mire. I pyetur ne lidhje me udhetimet me anije drejt Karaburunit dhe Sazanit, te cilat jane kthyer ne nje trend vitet e fundit, Enriku na tha se turet ne Karaburun jane aktive ndersa per ne Sazan pritet ende rikonfirmimi i Ministrise se Mbrojtjes dhe Ministrise se Turizmit. Pasi ishulli eshte hapur rishtazi per turistet dhe mbetet nje zone ushtarake.



Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background