Tifozet shqiptare te Liverpul mblidhen sot ne Prishtine!

Ne prag te finales se madhe te Champions League ku do te perballen Reali  Madrid me Liverpul , ne “Weekend Lovers” diskutuam per kete ndeshje duke ndare emocionet edhe te nje prej tifozeve me te zjarrte te Liverpulit, moderatorin e  Radio Travel, Roel Rapit. Ne lidhje te drejtperdrejte telefonike nga Prishtina Roeli na tha se tifozet mbarekombetare te Liverpulit mlidhen ne kryeqytetin e Kosoves pasi aty eshte baza e tyre. Ashtu si klubet e tifozeve shqiptare te skuadrave te ndryshme kryesisht italiane te cilat kane bazat e tyre ne Tirane , tifozet e skuadrave angleze jane me shume te perhapur ne Maqedoni e Kosove. Roeli na tha se pritet qe mbremja e sotme ne Prishtine te jete e zjarrte pikerisht nga tifozeria shqiptare e Liverpoolit te cilet do te mblidhen per ta pare ndeshjen ne sheshin “Zahir Pajaziti” ne nje ekran gjigand. Ai pohoi me humor se pritshmerite e tij shkojne patjeter drejt nje fitoreje te Liverpulit dhe se priste qe ndeshje te perfundoje me nje gol te vetem qe do ta shenoje Muhamed Salah.

 




Current track

Title

Artist