Nisin parashikimet per Boterorin, Franca me favorite per te qene kampione!

Written by on 13/06/2018

Lloyd’s (institucion i specializuar ne fushen e sigurimeve me seli ne Londer) ka parashikuar qe Franca do te jete Kombetarja qe do te fitoje Kupen e Botes 2018. Ne veçanti, Lloyd’s ka publikuar nje kerkim duke hartuar klasifikimin e Boterorit te ketij viti, bazuar tek vlera e sigurimit te te gjithe lojtareve. Vlera totale e gjithe skuadrave eshte 13,1 miliarde sterlina. Franca, Anglia dhe Brazili jane skuadrat me te kushtueshme sa i perket vleres se sigurimit. Lloyd’s parashikon qe Gjermania nuk do ta mbroje titullin dhe Franca do te shpallet Kampione e Botes. Analiza te ngjashme u bene nga Lloyd’s edhe per Kupen e Botes 2014, te cilat kishin parashikuar me saktesi se Gjermania do te fitonte kete kompeticion. Sulmuesit jane lojtaret me te kushtueshem dhe kembet e tyre vlejne mesatarisht 19,2 milione sterlina.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background