Te rinjte gjithnje e me pak inteligjente!

Written by on 13/06/2018

Te rinjte po behen gjithnje e me pak inteligjente. Koeficientet e inteligjences kane filluar te bien me nga shtate pike per gjenerate, ne nje tendence qe sipas shkencetareve, eshte shume shqetesuese. Koeficientet e inteligjences jane rritur per çdo dekade qe nga Lufta e Dyte Boterore, por tani kane filluar te bien serish. Sipas nje studimi, te parit autoritar per fenomenin, renia prej shtate pikesh per gjenerate, besohet se ka nisur me te lindurit ne 1975-en. Renia shenon fundin e nje trendi, te njohur si efekti Flynn, qe ka pare qe koeficienti mesatar i inteligjences te rritet per 60-70 vitet e kaluara, me nga tre pike ne nje dekade. Shkencetaret e kane cilesuar rezultatin impresionues, por ne te njejten kohe edhe shqetesues. Renia vjen edhe per shkak te nje ndryshimi ne tekniken ne te cilen gjuha dhe matematika mesohet ne shkolla, sugjerojne shkencetaret. Sidoqofte, faktor tjeter eshte edhe shpenzimi i me shume kohe ne mjetet teknologjike nga ana e njerezve, qe tani duket se i kane kthyer shpinen librave. Zbulimet e fundit vijne pasi shkencetaret zbuluan ne dhjetor 2017, se ngrenia e rregullt e peshkut, permireson inteligjencen e femijeve dhe i ndihmon ata te flene me mire.

TED2013. Long Beach, CA. February 25 – March 1, 2013. Photo: James Duncan Davidson


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background