Si te kemi lekure te bronxte gjate gjithe veres!

Written by on 12/06/2018

Dëshirë e të gjithave që pas muajve të dimrit, më në fund me verën të lirohemi nga veshjet e rënda dhe ndonjë gram më shumë. Por jo vetëm një fizik të mirë, por dhe një ngjyrë të shendetshme të lëkurës, që krahas plazhit ju ndihmojnë dhe ushqimet e duhura për tu ndjerë mirë. Për një nxirje perfekte dhe uniforme mos harroni karrotat, selinonë, radhiqet dhe për të shtuar proteina një vezë, fruta të thata apo karkalecë deti. Vaj ulliri dhe lëng limoni dhe voila. Edhe sallata e frutave është e mrekullueshme plot me ngjyra dhe shije. Për një nxirje pefekte të lëkurës mjafton ta përdorni si një zëvendësues vakti. Zgjedhja më e mirë është ajo me fruta të pasura me vitamin dhe betakaroten që stimulojnë melaninën. Pra kajsi, pjeshkë, pjepër, me banane që është e pasur me kalium.E vetmja këshillë është të mos shtojmë as sheqer dhe as lëng portokalli pasi rrisin numrin e kalorive.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist