Rritet numri i turisteve te huaj ne parkun e Apolonise!

Written by on 12/06/2018

Numri i turisteve te huaj qe vizitojne Parkun Arkeologjik te Apolonise eshte rritur ndjeshem gjate muajve te fundit. Sipas drejtuesve te ketij parku, gjeografia e turisteve po zgjerohet nga dita ne dite. Shumica jane gjermane, italiane, polake dhe franceze, por kane filluar edhe turet nga grupet izraelite. Vetem gjate muajit maj ky vend arkeologjik u vizitua nga mbi 8100 turiste, prej te cileve rreth 3500 jane te huaj. Krahasuar me majin e vitit 2017, kur Apolonine e vizituan vetem 2900 turiste, statistikat e muajit maj tregojne edhe rritje te te ardhurave per kete park. Kontribut ne rritjen e fluksit te turisteve ka dhene edhe rikonstruksioni se fundmi i segmentit rrugor qe te çon ne Apoloni.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background