Andi Gorenca: Shqiperia ende nje “shkolle e re”per turizmin!

Written by on 11/06/2018

I ftuar ne Travel Club kete paradite ishte z.Andi Gorenca, koordinator marketingu prane Vas Group. Ne bashkebisedimin per sezonin turistik dhe pritshmerite per kete vere Gorenca tha se: Shqiperia po konsiderohet e promovohet si nje destinacion per turizmin bregdetar, qe eshte dicka pozitive,  sezoni ka nisur mire, ka nje kerkese te larte per te pushuar ne vendin tone nga turistet e huaj dhe harta e vendeve nga ata vijne eshte zgjeruar. Ka turiste italiane, gjermane, polake e cek por nderkohe vihet re nje rikthim i turisteve skandinave e nordike qe nese dikur vinin nga me ane te detit nga Korfuzi, tashme nepermjet linjave charter vijne ne Shqiperi direkt ne aeroportin e Rinasit. Megjithate sherbimi mbetet nje prej problemeve me evidente ne Shqiperi. “Ne kemi nje konkurence te drejtperdrejte nga vendet fqinje sa i takon standarteve te sherbimit ne turizem pasi nese Italia, Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia jane nder shkollat me te vjetra te turizmit , vendi yne mbetet ende nje shkolle e re” -sipas Gorences. Fakti qe sezoni turistik limitohet ndikon edhe ne performancen e personelit te hoteleve por edhe numrit te tyre qe nuk ndihen te sigurte e te motivuar per te bere me te miren ne dijeni qe kontratat e punes do te jete fare e perkohshme. Megjithate sipas Andit ka edhe zhvillime pozitive ku numri i strukturave te standarteve elitare sa vjen e po rritet dhe ketu merret edhe shembulli i Premium Beach Hotel ne Golem. Pushuesit e huaj ne vendin tone vijojne te preferojne Durresin per pushimet prane detit por njekohesisht bregdeti i veriut me Shengjinin e Velipojen si dhe jugu me Vloren kane kerkesa te konsiderueshme.

Sa i perket pushimeve jashte vendit, Gorenca u shpreh se Turqia vijon te jete zgjedhja kryesore e turisteve shqiptare.

Intervista e plote : Video

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist