Vajzat “braktisin” palestrën…. joshen nga magjia e arteve marciale!

Written by on 31/05/2018

Shaolin Kung Fu – Albanian Academy në bashkëpunim me Ambasadën Kineze dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, sjellin te Amfiteatri i Tiranës demostrime të arteve marciale Shaolin Kung Fu, në 3 Qershor, ora 9:00-11:00

Për këtë displinë sot në Travel Club ishte i ftuar instruktori i  Shaolin Kung Fu Albanian Academy, (SHI FU) Albert Kola i cili na tregoi disa sekrete të kësaj disipline të jashëtzakonshme. Ai u shpreh se Shaolin është një prej  katëgorive më interesante te arteve marciale e përshtatshme për grupmosha nga 3 vjec e sipër, djem dhe vajza! Ky është viti i katërt i kësaj akademie dhe sipas tij interesi i të gjitha grupmoshave ka qene surprizues. Është për tu theksuar fakti se vajzat janë më të interesuara dhe më të gatshme për të zbatuar me përpikmëri cdo parim të kësaj disipline.

Përbërësit kryesorë të këtij sporti përfshijnë kultivimin e virtyteve, teknikat fizike, jetëgjatësinë, përmirësimin e shëndetit, vetëmbrojtjen dhe parandalimin e dhunës.
SHI FU/Albert Kola na dha dhe një këshillë sic bën cdo ditë me nxënësit e tij: Bëhuni si uji!  Uji mund të mbulojë gjithçka, me qetësi dhe butësi.
Bazuar në këtë filozofi praktika e këtij arti marical jo vetëm që përdor lëvizjet e buta dhe të ngadalshme, që forcojnë shëndetin dhe zgjasin jetën, por me qëndresë dhe butësi ndal dhunën, pa dëmtuar njerëzit.

 

Intervista e Plote Video


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist