Dua sqaron gjithcka ne lidhje me futbollistin .

Written by on 30/05/2018

Ditën e kaluar CNN turk shkroi një artikull ku tregohej se këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes finale të “Champions League” u largua fshehurazi tek një hotel ku kaloi natën me Marco Asension.

Media rozë, e huaj dhe shqiptare kanë shpërthyer në lajme duke aluduar se ajo dhe lojtari i Real Madrid janë në një lidhje dhe po përpiqen ta mbajnë të fshehur.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, 22-vjeçarja ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet duke thënë se ajo as që e ka takuar ndonjëherë Marco Asension.

Dua duket se dalëngadalë po rikthehet në krahët e ish të dashurit, modelit Isaac Carew me të cilin u nda papritur pak kohë para se ajo të publikonte hitin e padiskutueshëm “New Rules”.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist