Doni të njihni më shumë Tiranën!!! Pyesni një turist të huaj!

Written by on 30/05/2018

E ftuar ne studion e Travel Club diten e sotme ishte Drejtorja e Drejtorise se Trashegimise Kulturore dhe Turizmit prane Bashkise se Tiranes, Mirela Kocollari e cila na foli per Tiranen turistike kete sezon veror. Sipas saj numri i turisteve te huaj ne Tirane, individuale por sidomos te organizuar ne grupe eshte rritur ndjeshem. Mbizoterojne turistet europiane nga Gjermania, Italia, Franca nderkohe qe surprize mbeten turistet aziatike. Aktivitetet e shumta, restorantet e mira me ushqim te shijshem, cmimet e favorshme, gjalleria qe e karakterizon qytetin dhe atraksionet e shumta kulturore jane disa prej arsyeve pse turistet e preferojne Tiranen sipas Kocollarit. Madje sipas saj ndonjehere jane turistet e huaj ata qe na bejne te kuptojme sesa e bukur eshte Tirana per tu vizituar, pasi ne si kryeqytetas shpesh e neglizhojme dhe nuk e njohim sa duhet. Pershtypja e mire e turisteve te huaj per qytetin eshte promovimi me i mire qe mund t’i behet Tiranes. Per sa i perket informimit qe kane turistet para se te vijne ne Tirane, Kocollari u shpreh se ata jane pak te informuar dhe mbeten te surprizuar pozitivisht kur vijne ne qytet. Per kete jane vendosur dhe dy infopoint-e ne afersi te sheshit Skendebej dhe prapa Muzeut Historik Kombetar ku te huajt mund te marrin harta dhe informacionet e duhura per Tiranen turistike.

 

Intervista e plote : Video


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Continue reading

Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background