Prezantohet projekti i Via Dinarica-s per pjesen shqiptare!

Written by on 26/05/2018

Projekti nderkufitar per zgjerimin e Via Dinarica ne zonen nderkufitare Shqiperi – Kosove, u lançua ne Bajram Curr te Tropojes ne nje takim ku te pranishem ishin perfaqesues te Fondit Shqiptar te Zhvillimit, Fondit per Zhvillimin e Komuniteteve ne Kosove, perfaqesues te Delegacionit Europian, te pushtetit lokal dhe te shoqatave e klubeve turistike. Projekti eshte ndertuar ne vijimesi te koncepteve te Via Dinarica dhe Majave te Ballkanit dhe ka per qellim te zgjeroje gjeografine e lokacioneve shqipfolese ne itinerarin e Via Dinarica, nje platforme globale tashme qe nis nga Sllovenia dhe perfundon ne Maqedoni, duke kaluar neper Shqiperi dhe Kosove. Shtigjet e reja per ecje dhe biçikleta qe do te lidhin Pejen, Deçanin dhe Junikun ne Kosove me Kukesin dhe Tropojen ne Shqiperi, rehabilitimi i infrastruktures turistike malore, ngritja e pikave panoramike ne te dy anet e kufirit, zhvillimi i programeve te tregjeve te perbashketa pritet te pasurojne oferten turistike dhe marketimin me sukses te destinacioneve te reja ne tregun turistik rajonal.

 


 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist