Deklaratat dhe prapaskenat e kengetareve per “Live It Up “ 

Written by on 25/05/2018

 

Te jesh  pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës, FIFA 2018 ka qenë njëra ndër përvojat më të pabesueshme dhe emocionale që kam pasur deri tani. Ishte e mahnitshme të punosh me Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, për të cilët unë kam admirim të madh. Jam adhuruese e futbollit dhe mezi pres që të filloj Kampionati Botëror”

 është shprehur këngëtarja shqiptare Era Istrefi  për faqen zyrtare të FIFA.

Për këngën e tyre kanë folur edhe dy këngëtarët e huaj, ku aktori i njoh Will Smith ka treguar se është shumë i lumtur për për bashkëpunimin me Erën.

”Është nder kur të kërkohet të performosh për Kupën e Botës në FIFA 2018. Kjo ngjarje globale sjell njerëz nga e gjithë bota për t’u gëzuar, qeshur, festuar dhe provuar magjinë. Bashkëpunimi me Nicky, Diplo dhe Erën në këtë rrugë përfaqëson harmoni. Në fund të ditës thjesht duam ta shohim botën duke vallëzuar”,ka thënë ndër të tjera Smith.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background