Projekti per ta kthyer Beogradin ne Dubain e Ballkanit has kundershtimin e banoreve!

Written by on 21/05/2018

Projekti per ta kthyer Beogradin ne nje qytet te transformuar me kulla gjigande e qendra biznesi, megjithe zhvillimin qe pritet te sjelle ne kete vend po has ne kundershtimin e banoreve.  Beogradi eshte bere pjese e nje zhvillimi, me nje investim prej 3 miliarde eurosh, ose rreth 3.6 miliarde dollare, qe po merr forme pergjate bregut lindor te lumit Sava. Nje projekt ekstravagant, i njohur si Ujevara e Beogradit, nje prej planeve kryesore te elites qeveritare te Serbise per te shnderruar kete metropol ne Dubain e rajonit te Ballkanit. Nese qeveria do te vendose te realizoje kete projekt, nje bulevard i ri do te ndertohet pikerisht ne nje zone te banuar, qytetaret e se ciles nuk pranojne te largohen nga shtepite e tyre.  Ky projekt gjigant dhe luksoz me shume qiellgervishtes dhe qendra tregtare eshte kthyer ne prioritetin e qeverise serbe ne bashkepunim me investitore nga Emiratet Arabe megjithate te shumte jane kritiket e qeverise, te cilet te grupuar ne levizjen “Te mos e shkaterrojme Beogradin”, kane zhvilluar edhe protesta te shumta kunder ketij projekti ne rruget e kryeqytetit serb.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background