Aktivitete te larmishme ne instalacionin Reja me rastin e “CloudFest”

Written by on 19/05/2018

Dje ne mbremje ka ngritur siparin edicioni i dyte i Festivalit te Rese ose “Cloud Fest” 2018. Per te na folur per kete aktivitet ne studion e Radio Travel ishte e ftuar kuratorja e instalacionit “Reja” prane Galerise se Arteve, Iris Canaj. Canaj tha se festivali  zhvillohet me rastin e 2-vjetorit te Rese se Fujimotos ne Tirane. Per 10 dite me radhe te apasionuarit e artit, kultures dhe muzikes do te kene mundesi te ndjekin nga afer performanca te ndryshme artistike te luajtura nga 120 artiste nga 15 shtete te ndryshme te botes, te cilet do te sjellin ne Tirane kultura dhe tradita te popujve te ndryshem. Muzike, valle, kercim, letersi, arte moderne, performanca te ndryshme artistike do te jene elementet e ketij festivali. Sot ne oren 19.00 do te peformojne Defat e Pejes, pjese muzikore nga  Remzije Tafaj dhe Valbona Kekereshi nga Kosova qe do te sjellin edhe element tradicional ne kete festival. Ne oren 21.00 do te performohet nje instalacion zanor ndersa me pas ne oren 22.30 do te kete muzike nga Dj te njohur. Aktivitetet do te vijojne deri ne date 27 maj mbi Re, ne brendesi te Rese dhe perreth saj.

Intervosta e plote : Video

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Continue reading

Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background