Polinezia me projektin e ri te “komb-shtetit” lundrues!

Written by on 19/05/2018

Qeveria e Polinezise, ka prezantuar nje projekt per te ndertuar nje “komb-shtet” lundrues brenda vitit 2022. Ideja ka gjetur mbeshtetje mes akademikeve vendas dhe te huaj, ndersa pjese e financimit per ndertimin e kombit lundrues eshte bere edhe themeluesi i PayPal. Ai ka vene ne dispozicion per realizimin e ketij projektit 50 mln dollare. Puna ka nisur dhe Nathalie Mezza-Garcia eshte njera prej shkencetareve qe po merret me jetesimin e projektit. Ishulli lundrues do t’u pershtatet influencave gjeografike dhe rregullave tregtare e te lundrimit dhe nje dite mund te shnderrohet ne nje vend per te zhvendosurit si pasoje e ndryshimeve klimatike. Berthama e shtetit te ri do te nise me 300 banesa, qe do te ndertohen mbi nje platforme lundruese, te pajisur me motore te fuqishem qe do t’i mundesojne asaj levizjen neper oqeane. Energjia do te jete kryesisht e rinovueshme diellore, ndersa ligjet e qeverive te huaja nuk do te funksionojne, madje nuk do te kete as para fizike, por vete kripto-monedha, ky zyrtarja do te jete “Vayron”.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist