Nis prokurimi i tenderit per rikonstruksionin e rruges tek Shkembi i Kavajes!

Written by on 18/05/2018

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur procedurat e prokurimit per tenderin e rikonstruksionit te rrugeve te brendshme dhe rikualifikimit te hapesirave publike ne zonen e plazhit tek Shkembi i Kavajes. Fondi limit i caktuar per kete pune eshte prej 372.5 milione lekesh, nderkohe qe punimet pritet te zgjasin rreth 10 muaj, ne kohe per sezonin e ardhshem turistik.Zona e cila ka nje frekuentim te madh nga turistet gjate stines se veres, por edhe nga banoret e shumte, aktualisht ka nje rrjet rrugor, ku ne pjesen me te madhe jane te pashtruara me asfalt dhe mungojne trotuaret.Gjithashtu ka nje mungese te hapesirave te rekreacionit, ndersa hapesirat publike jane te papershtatshme per t’u perdorur nga banoret apo turistet.Keshtu, krahas asfaltimit dhe plotesimit dhe sinjalistike rrugore dhe ndriçim, projekti do te fokusohet edhe ne shtimin e hapesirave te gjelbra, parqeve dhe kendeve te lojerave.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist