Turizmi dentar merr hov zhvillimi ne Shqiperi!

Written by on 18/05/2018

Ne Shqiperi turizmi dentar po ecen me hapa te shpejta zhvillimi dhe arsyet jane  jane çmimet e uleta krahasuar me vendet e tjera te rajonit dhe Evropes si dhe nje cilesi sherbimi ne rritje. Edhe pse nuk e ka te zhvilluar turizmin dentar si vende te tjera te rajonit, nuk kane munguar perpjekje per ti dhene hov ketij sektori te ri. Per t’u zhvilluar ky lloj turizmi duhet te synohen dy target grupe; emigrantet qe kthehen te pushojne ne Shqiperi apo edhe turistet e huaj qe vijne enkas ne Shqiperi per te marre sherbime te shendetit oral. Kryesisht jane turistet britanike, amerikane, turq dhe polake qe vijne per te marre sherbime dentare ne Shqiperi. Stomatologet mendojne se Shqiperia ka potenciale per zhvillimin e turizimit dentar, ndaj agjencite turistike duhet ta shohin si nje mundesi te mire per te terhequr me shume te huaj. Nder vendet e rajonit Kroacia eshte nje nga vendet qe e aplikon me shume kete lloj turizmi.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist