Gjirokastra prezanton masat per sezonin turistik!

Written by on 18/05/2018

Ne Prefekturen e Gjirokastres eshte zhvilluar mbledhja e Komitetit Rajonal te Zhvillimit te Turizmit me teme diskutimi hapjen e sezonit te ri turistik 2018 dhe planin e masave pergatitore te marra. Ne kete takim ishte i pranishem edhe zv/ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku. Ne kuader te promovimit dhe rritjes se turizmit ne Qarkun e Gjirokastres, institucioni i Prefektit ka realizuar Projektin “Krijimi i rrjetit dhe promovimi i keshtjellave” (Net Castle). Ky projekt ka bere te mundur qe per here te pare 12 keshtjella te Qarkut Gjirokaster te dixhitalizohen dhe te projektohen ne sistemin 3D, per t’u vizituar tashme edhe virtualisht ne websiten e projektit nga çdo i interesuar. Nderkohe ne vijim nepermjet strukturave perkatese te Qarkut do te punohet per licencimin e te gjitha bizneseve te vogla te hotelerise, ndriçimin e objekteve muzeale, kulturore e historike, perpilimin e te dhenave te sakta per numrin e turisteve vendas e te huaj qe vizitojne Qarkun si dhe te krijohen zyra turistike prane te gjitha bashkive, ku vizitoret te marrin te gjithe informacionin e duhur.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist