Sofja pret Panairin e Turizmit: Holiday&Spa Expo 2018.

Sofja pret Panairin e Turizmit: Holiday&Spa Expo 2018.

Like
29
0
Wednesday, 14 February 2018
Travel News

Ka nisur ne Sofje te Bullgarise edicioni i 35 i Panairit Nderkombetar te Turizmit, Holiday & Spa Expo 2018.
Ky event eshte me i rendesishmi per turizmin ne Bullgari por edhe nder kryesoret per rajonin e Ballkanit.
Mbi 20 mije profesioniste te turizmit nga i gjithe rajoni dhe Europa behen bashke ne ekspoziten madheshtore per te paraqitur dhe njohur platformat, sherbimet dhe produktet me te fundit turistike sa i takon pushimeve dhe sektorit spa.
Kete vit ne event jane te pranishem 350 kompani prestigjoze udhetimesh ndersa numri i vizitoreve do te arrije ne qindra mijra.
Panairi vijon deri me 16 shkurt.

———————————————

Gazeta britanike Ekspress i ka kushtuar nje artikull promovues Shqiperise ku ka folur nder te tjera per kulturen dhe turizmin ne Shqiperi.
Artikulli perqendrohet ne nje pjese te madhe tek historia dhe tradita shqiptare nderkohe qe vijon me pas me pershkrim te detajuar te disa prej qyteteve me te bukura shqiptare.
Ne shkrimin e Ekspres jane permendur Tirana, Gjirokastra dhe Berati por nuk ka mbetur pas edhe bregdeti vendas.
Sipas gazetareve britanike Shqiperia eshte nje nder destinacionet me te mira per tu vizituar kete vit ne Mesdhe.

———————————————-

Shqiperia eshte nje nga 10 destinacionet turistike qe mund te shihen si te arsyeshme per t’u eksploruar gjate 2018 sipas revistes turistike gjermane GEO.
Revista thekson se Ballkani eshte pushtuar gjithnje e me shume nga turiste qe jane ne kerkim te plazheve te paeksploruara.
Rilindja turistike ka prekur Kroacine, Malin e Zi dhe tashme edhe Shqiperine.
Sipas revistes riviera Shqiptare konsiderohet ende nje perle e fshehur ku ende nuk ka komplekse te medha hotelesh apo infrastrukture te mirefillte turistike, por bregdeti i paprekur ka aftesine te terheqe turistet. Shkrimi vijon me pershkrimin e disa prej brigjeve me te bukur te rivieres vendase.

———————————————–

Oksfordi mund te behet qyteti i pare ne Mbreterine e Bashkuar qe do te aplikoje nje takse prej 1 paundi per turistet qe e vizitojne ate.
Kjo takse mund te rrise te pakten me 5 milione paund te ardhurat dhe keshtu do te permiresohet edhe me shume qyteti.
Keshilli Qytetit tha se kjo nisme po ndermerret pasi banoret rezidente po shqetesohen nga turistet e shumte neper rruget e qytetit.
Vitin e kaluar, propozimi per nje takse turizmi mori mbeshtetje unanime dhe tanime pritet te miratohet vitin e ardhshem.
Keshilli vlereson se rreth, se 780 milione paund lulezojne çdo vit ne ekonomine e qytetit me 7 milione turiste vizitojne Oksfordin çdo vit.

————————————————

Qeveria gjermane parashikon transport publik falas ne qytetet vendase per te permiresuar cilesine e ajrit, nje mase e bere publike fundmi dhe qe synon uljen e ndotjes nga automjetet ne nje shkalle teper te larte. Per shtetet rajonale dhe komunat parashikohet ofrimi falas i transporteve publike per te ulur numrin e makinave te pasagjereve ne qarkullim. Kjo mase se bashku me disa te tjera do te testohet ne 5 qytete gjermane, Bonn, Essen, Herrenberg, Reutlingen dhe Mannheim. Sipas propozimit te Berlinit masa do te hyje ne fuqi jo me vone se fundi i vitit.

————————————————-

Barometri i kostos se pushimeve ne bote ka bere renditjen e fundit te destinacioneve me ekonomike per te pushuar gjate 2018.
Analiza krahason koston totale te tete artikujve qe blihen zakonisht gjate pushimeve ne 42 lokalitete te ndryshme ne destinacionet kryesore turistike ne bote.
Destinacionet me te lira te ketij viti rezultojne Sunny Beach ne Bullgari ndjekur nga Tokio, Algarve, Praga , Cape Town, Costa del Sol, Marmaris, Pafos dhe Budapest.

————————————————–

Nje studim i fundit i Visa ka bere me dije se trendi i turisteve vitin qe lame pas kane qene pushime te shkurtra ne destinacione me rreze te gjate.
Si vendet me te preferuara per te udhetuar jane renditur Japonia, Amerika dhe Australia.
Turistet me numrin me te larte mbeten ata aziatike.
Ndersa turistet qe shpenzojne me shume jane amerikanet ndjekur nga arabet dhe kinezet.
Nder qytetet me popullore per turistet mbeten Bangkoku dhe Osaka.

———————————

Turizmi italian po ecen vitet e fundit ne hapa zhvillimi teper pozitive sipas autoriteteve vendase.
Vetem gjate 2016 konsumi per kete sektor ka arritue ne 93.9 miliard euro, nga ku konsumatoret e huaj perbejne 38% te totalit.
Te dhenat i ka ofruar Instituti i Kerkimeve mbi sektorin turistik ne nje raport qe perpilon cdo dy vjet.
Trendi i dy viteve te fundit ne sektorin turistik ka qene shtimi i strukturave te pushimit si dhe i vektoreve low cost.
Pritshmerite per 2018 jane rritja e numrit te turisteve me te pakten 4% me shume sesa viti i kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *