Metallica do te nderohen me  ‘Nobel Prize of music’

Metallica do te nderohen me ‘Nobel Prize of music’

Like
42
0
Wednesday, 14 February 2018
Updates

Pionieret e Heavy Metal, Metallica do te nderohen me cmimin Suedez, Polar Prize, nje nga cmimet me prestigjioze te muzikes.

Banda e njohur me se shumti per albumin e vitit 1991 Black Album, e ka ripercaktuar metalin si te forte, te shpejte dhe te ashper ne muziken rock

Organizatoret e Polar Prize do ti dorezojne ne prani te Familjes Mbreterore cmimin 1.000.000 kruna (100.000$) me 14 Qershor.

Metallica jane banda e pare Metal qe e fitojne kete cmim i cili me pare ka nderuar Paul McCartney, Joni Mitchell, Chuck Berry dhe BB King.

Vendimi i nderimit ja vlen te citohet ashtu sic eshte shkruar:

“Qe nga koha e trazirave emocionale te Vagnerit dhe topave te Caikovskit, askush nuk ka arritur te krijoje muzike kaq te prekshme, te furishme dhe akoma te aksesueshme.
Duke luajtur permes nje asemblimi virtuoz dhe shpejtimit te ritmit, Metallica e kane cuar muziken Rock aty ku nuk ka qene kurre me pare.
Ne boten e Metallicave , dhomat e te rinjve dhe sallat e koncerteve shndrrohen ne Valhalla (ritual mitik)
Forca e albumeve te bandes ka ndihmuar miliona degjues te shnderrojne vetmine e tyre ne superfuqi”

Kater albumet e tyre te pare – Kill ‘Em All, Ride the Lightning, Master of Puppets dhe And Justice for All – jane konsideruar klasike, por ishte The Black Album qe i beri te famshem dhe te njohur me kenget Enter Sandman dhe Nothing Else Matters.

Per tu vleresuar ne nje diapazon tjeter jane koncertet e tyre live me Orkestren Simfonike te San Franciskos dhe bashkepunimi me Lou Reed

Ne rrugen e tyre ata jane ndeshur edhe me nje sere fatkeqsish si humbja e basistit ne aksident ne 1986

Ne 2004 banda publikoi dokumentarin Some Kind of Monster, qe tregonte tensionet ne bande mes Ulrich dhe Hetfield – por qe u zgjidhen fale aftesive te tyre drejtuese prej lideri

10 vjet me vone do te benin nje performance per tu mbajtur mend si Headliners-at e pare HEavy Metal ne Glastonbury Festival.

Metallica vazhdojne te jene ne tur dhe kjo video me poshte eshte me e fundit e publikuar vetem dje (13 shkurt) prej tyre per te nderuar basistin e tyre Cliff Burton, shkeputur nga koncerti LIVE ne Pala Alpitour te Torinos me 10 Shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *