2018 pritet te sjelle rritje me 20% te numrit te turisteve ne Shqiperi.

2018 pritet te sjelle rritje me 20% te numrit te turisteve ne Shqiperi.

Like
32
0
Monday, 12 February 2018
Travel News

Viti 2018 pritet te sjell nje rritje te numrit te Turisteve ne vend, 15 deri ne 20%, por edhe pse ne rritje, kjo shifer eshte vleresuar si e pamjaftueshme nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Gjate prezantimit te strategjise per zhvillimin e Turizmit 2018-2020, Ministri u shpreh se ajo çka nevojitet eshte rakordimi mes paleve per te vendosur piketa ne menaxhimin e biznesit te turizmit ne Shqiperi. Ministri Klosi u kerkoi bashkive te identifikojne zonat turistike dhe fermat agroturistike dhe t’i sjellin per aplikim prane ministrise per te marre mbeshtetjen financiare qe ofrohet nga qeveria. Drafti percakton rrugen neper te cilen do te ece zhvillimi i turizmit ne vendin tone duke sjelle per here te pare nje dokument ku shkruhet qarte menyra sesi do te zhvillohet turizmi ne 12 muaj te vitit, dhe si industria turistike do te shnderrohet ne degen kryesore te te ardhurave ne ekonomi.

———————————–

Agjencia Kombetare e Turizmit ne bashkepunim me Universitetin e Maltes, Italise si dhe universiteteve shqiptare me prezencen e disa prej aktoreve kryesore te turizmit ne vend zhvilloi nje konference ne te cilen u prezantua strategjia e zhvillimit te turizmit ne Shqiperi. Sipas autoriteteve pjesmarrese strategjia duhet ndertuar mbi baza shkencore me qellim qe kjo industri te kthehet ne nje kontributore ne ekonomise. Kreu i Agjencise Kombetare te Turizmit, theksoi ne fjalen e tij se diskutimet e sotme do te perfshijne studime te hartuara nga akademike te vendit tone, por edhe ata te Maltes dhe Italise per nje zhvillim te qendrueshem te turizmit ne zonen e Mesdheut. I pranishem ne kete konference ishte edhe Princi i Maltes, Alfred Josef Baldacchino, qe ishte befasuar nga natyra dhe kultura e vendit tone. I pranishem ne kete konference ishte dhe Kreu i Shoqates Shqiptare te Turizmit, Enver Mehmetaj qe nenvizoi se Shqiperia eshte konkurruese ne hospitalitet, por duhen zhvilluar atraksionet dhe duhet te dime te lexojme kerkesat e turisteve per ti shitur produktin e deshiruar.

————————————

Gazeta me e madhe austriake Kronen Zeitung ka kushtuar se fudmi nje artikull te gjate per shqiperine duke e evidentuar si nje destinacion mesdhetar teper interesant per tu vizituar kete vit. ne artikull permenden disa fakte nga e kaluara e vendit tone dhe sesi Shqiperia ka evoluar nder vite. Gjithashtu permenden dhe nje sere destinacionesh si Apolonia, Butrinti, Berati dhe Tirana. Numri i turisteve austriake ne vendin tone po rritet nga viti ne vit dhe nje shtyse per kete kane dhene edhe artikujt e mediave austriake te cilat promovojne turizmin shqiptar.

————————————-

Nje prej aeroporteve te Londres u mbyll dhe shkak per shkak te nje pranise ne afersi te tij te nje bombe. “London City Airport” mbylli dyert pasi gjate punimeve paraprake per zgjerimin e tij u gjet nje bombe e Luftes se Dyte Boterore. Fluturimet do te mbeten te pezulluara gjate gjithe dites se sotme per dhe nga ky aeroport. Zyrtaret thone se mbi 16 mije pasagjere preken nga ky vendim. Specialistet po punojne per çaktivizimin dhe zhvendosjen e pajisjes ne nje zone te sigurte.

————————————–

Industria e turizmit ne Kroaci cilesohet si nje prej industrive me te fuqishme te BE-se, duke u renditur e treta nder te tjerat. Sipas agjencise se statistikave te BE-se, Eurostat, Kroacia kishte 86.1 milione vizita njeditore ne vitin 2017, duke shenuar nje rritje te turizmit me 10.6% ne krahasim me 2016.Pikerisht kjo rritje e renditi Kroacine te treten pas Letonise dhe Sllovenise. Shifrat zyrtare konfirmojne se industria e turizmit ne Kroaci shenoi rritje me 18% te PBB-se se saj ne 2016, raporti me i larte ne Europe, perpara vendeve tradicionalisht te orientuara nga turistet, si Malta apo edhe Qipro. Raporti per nente muajt e vitit 2017 tregon se kjo shifer ka shkuar ne 24% te PBB-se.

—————————————

Ne Amsterdam autoritetet kane nisur punen per te ndaluar perhapjen e agjencive te rreme te pushimeve. Sipas te dhenave te fundit vetem vitin e kaluar jane identifikuar ne qytet 378 raste te mashtrimeve per prenotimin e hoteleve apo shtepive nga turistet. Vlera e gjobitjes se ketyre agjencive te paligjshme ka arritur ne 4.2 milione euro. Nderkohe qe ato vijojne te jene prezente raste te reja ankesash nga turistet jane paraqitur edhe ne muajt e pare te ketij viti. Pritet qe 2018 te sjelle nje rekord te ri te turisteve ne Amsterdam nderkohe qe eshte dhene paralajmerimi qe keta turiste te tregohen te kujdesshem ne rezervimet qe bejne per qytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *