Perse duhet ta dashurojme ende radion.

Perse duhet ta dashurojme ende radion.

Like
53
0
Monday, 12 February 2018
Updates

Radio eshte teatri i mendjes. Mbetet nje prej mediave me emocionale dhe me te lidhura personalisht me njeriun prandaj edhe sot e kesaj dite mbetet nje prej me te dashurave. Sigurisht ne nje kohe kur teknologjia ka sjell larmi te jashtezakonshme ne metodat sesi njeriu argetohet, informohet apo thjesht relaksohet eshte bere gjithenje e me e veshtire te besh pershtypje dhe te terheqesh audiencen. Megjithate radio ka degjuesit e saj besnike, ata qe nuk e braktisin asnjehere, ata qe e rigjejne dhe ata qe e zbulojne per here te pare. Sido qe te jete mbetet nje dashuri dhe mik i mire ne momente te ndryshme te dites.

Radio eshte menyra me e mire per te nisur diten. Eshte aty per ty qe ne mengjes, edhe ne kohen kur ende nuk gjen celsat , edhe kur pergatit me shpejtesi ushqimin edhe kur pershendet te dashurit dhe rend shkalleve per te nisur diten, edhe kur shpreson te arrish ne kohe ne pune nderkohe qe trafiku ne rruge eshte ne kulmin e tij. Eshte gjate pushimit te drekes, gjate vrapit te pasdites dhe pse jo nje terapi e vertete perpara gjumit ne mbremje. Si nje shoqerues qe nuk te bezdis , qe vjen atehere kur ti do dhe qe ne nje menyre apo tjeter perpiqet te riktheje buzeqeshjen.

Nje nga arsyet pse radio duhet ende edhe kur interneti apo televizioni rivalizojne fuqishem eshte sepse mbetet nje nder mediat ku eshte alternimi me i mire i lidhjes me muziken e fundit si dhe informacionit te shpejte nga vendi dhe bota. Pjesa me e madhe e njerezve tashme radion e degjojne ne makine, prandaj lidhja me kete media behet teper intime.

Lidhja e zerit te personit qe flet ne radio dhe atij qe e degjon pa u shperqendruar nga efekti visual eshte sekreti qe mban gjalle ende kuriozitetin e degjuesve dhe deshiren e tyre per te qene te lidhur me radion.

Radio pershtatet sipas deshirave te degjuesit pasi ai ka mundesi te zgjedhe profilin e deshiruar, kanalin dhe muziken e tij shume shpejt dhe ne cdo moment.

Gjithashtu me radion si asnje media tjeter ke njekohesisht edhe tingullin edhe heshtjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *