Juventus, se shpejti publikohet dokumetari

Juventus, se shpejti publikohet dokumetari

Like
21
0
Saturday, 10 February 2018
Pm Drive

Juventus vjen me një seri dokumentarësh më 16 shkurt. Do të jenë tre episode me titullin “Skuadra e Parë: Juventus FC”, që studiojnë nga afër një nga skuadrat me më shumë tifozë në botë.
Ky dokumentar i Netflix me seri do të ndjekë historitë e protagonistëve të këtij sezoni, duke ofruar një portret intim të futbollistëve me imazhe brenda dhe jashtë fushës, për të kapur “nga brenda” eksperiencat e vërteta që e bëjnë Juventusin një nga skuadrat më tërheqëse në botë. Në fakt, tifozët do të kenë mundësinë të shohin atë që ndodh në prapaskenë dhe do të ndihen më afër se kurrë me skuadrën që ka fituar gjashtë tituj radhazi në kampionatin italian, por kryesisht me disa prej protagonistëve më të mëdhenj, si legjenda Alessandro Del Piero dhe futbollistë të tjerë, si Federico Bernardeschi, Giorgio Chiellini, Douglas Costa, Gonzalo Higuaín, Claudio Marchisio, Miralem Pjanic, Daniele Rugani, kapiteni Gianluigi Buffon dhe trajneri Massimiliano Allegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *