Spanja ne krye te vendeve ku turizmi ka impaktin me te madh ne ekonomi!

Written by on 15/05/2018

Spanja renditet ne krye te vendeve ku turizmi ka impaktin me te madh ne ekonomi. Turizmi siguron nje kontribut te rendesishem ne ekonomite globale megjithate ka disa vende qe e ndjejne ndikimin me shume se te tjeret dhe sipas te dhenave te fundit te Organizates Nderkombetare te Bashkepunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD), Spanja gjithnje mund te prese nje nxitje te shendetshme ekonomike nga industria e saj e turizmit. Vitin e kaluar, ky vend priti 82 milione turiste, duke e bere vendin e dyte me te vizituar ne mbare boten. Raporti me titull “Tendencat dhe politikat e turizmit 2018”, zbuloi se ne turizmi perben 15 per qind te PBB-se se Spanjes. Portugalia fqinje llogaritet gjithashtu ne turizem dhe ne te njejtin vit kontribuoi ne 9.2 per qind te PBB-se. Listen e vendeve ku turizmi kontribuon me shume per ekonomine e vijojne Meksika, Greqia, Italia, Turqia dhe Franca. Nderkohe ne vende te tilla si Gjermania dhe Japonia, ku ekonomia eshte e orientuar drejt industrise dhe sektorit te sherbimeve, ndikimi i turizmit nuk ndihet aq fort.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background