Ermal Metes i kthehet gjithcka ne favor!

Ermal Metes i kthehet gjithcka ne favor!

Like
31
0
Thursday, 08 February 2018
Pm Drive

Ermal Meta dhe kengetari italian Fabrizio Moro janë rikthyer në garën e Sanremos pasi u pezulluan 1 ditë më parë nën dyshimet se kënga e tyre ishte plagjiaturë.
Lajmi është bërë me dije përmes një konference për shtyp nga salla e famshme Ariston.
Organizatorët e festivalit italian të këngës Sanremo shpjeguan se pas vlerësimeve të ndërmarra nga ana e tyre Rai ka arritur në konkluzion se kënga e Ermal Mera dhe Fabrizio Moto nuk duhet të përjashtohet nga gara.

Mediat italiane aluduan fillimisht për plagjiaturë, por kjo u hodh poshtë shumë shpejt falë reagimit të zv/drejtorit të Rai Uno, Claudio Fasulo.
“Nuk bëhet fjalë për plagjiaturë. Kjo sepse autori është i njëjti dhe rregullorja parashikon mundësinë e përdorimit të teksteve të autorëve të tjerë në një masë jo më të madhe sesa 30%.
Në këtë mënyrë, kjo këngë ka parametrat e mjaftueshme për të qenë një këngë e re me të gjitha efektet”, do të shprehej fillimisht zëvendësdrejtori i Rai Uno, Claudio Fasulo.

Per me teper kantautori shqiptaro-italian ka perfituar nga gjithe kjo situate qe e ka vene ne qender te vemendjes per te nxjerre albumin e tij te ri.

Edhe sikur ta kerkonte, Ermal Meta nuk do te arrinte te krijonte situate me te mire per te leshuar albumin e tij te trete ne karrieren muzikore.

Krijimtaria e re muzikore e fierakut mban titullin “Non Abbiamo Armi” dhe do te dale neser ne tregun muzikor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *