UNWTO: Europa, surpriza me e madhe e 2017 ne turizem.

UNWTO: Europa, surpriza me e madhe e 2017 ne turizem.

Like
46
0
Thursday, 08 February 2018
Travel News

2 prej suprizave me te medha te raportit te fundit te Barometrit te Organizates Boterore te Turizmit jane rritja rekord e numrit te turisteve ne bote dhe ne vecanti ne kontinentin europian. Sipas sekretarit te pergjithshem te kesaj organizate, vitin e kaluar u shenuan mbi 1.3 miliard turiste ne bote nderkohe qe rritja e numrit te tyre ne Europe llogaritet me 8.4% me shume sesa viti 2016. Mesdheu mbetet rajoni me i preferuar ne bote nderkohe qe numri i turisteve pritet te rritet akoma me shume kete vit. Sektori turistik si i treti me i fuqishem ne bote sa i takon eksporteve mbetet, sipas autoriteteve, esencial per planetin.

—————————————

Parku Kombetar i Llogarase dhe fshatrat turistik qe ndodhen ne afersi te tij mbeten nje atraksion per turistet ne cdo stine. Vetem per vitin 2017, kete park e kane vizituar mbi 80 mije turiste vendas e te huaj. Te dhenat i ka beret e ditura se fundmi AdZM-se Vlore, qe menaxhon kete park. Turistet vendas dhe te huaj terhiqen nga kombinimi i klimes malore me ate detare. Tani ne dimer parku eshte nje pike ideale edhe per ushtrimin e sporteve dimerore si ngjitje ne lartesi ,ecje ne natyre, njohje me historine dhe me monumentet e natyres dhe te kultures, por se fundmi edhe per sporte ajrore.

—————————————-

Suksesi i turizmit vitin e kaluar ne Shqiperi do te perseritet me numra serish ne rritje, kesaj radhe fale zgjerimit te ofertes turistike ne tregje te reja si Izraeli. Kjo eshte ajo çfare ka deklaruar ministri i Turizmit, gjate nje interviste qe ai ka dhene per median izraelite, gjate nje vizite te fundit qe ka bere atje. Sipas ministrit qellimi i autoriteteve shqiptare eshte qe brenda tre viteve te trefishojme numrin e turisteve dhe brenda 5 viteve ta dhjetefishojme, gje qe do te thote 60. 000 turiste izraelite qe do te vizitojne Shqiperine. Turistet izraelite do te pelqejne Shqiperine pasi te fillojne te njohin vendin tone, bregdetin e mrekullueshem prej 400 km, natyren qe te impresionon me bukurite e saj, vizitat ne vendet historike dhe kulinarine e veçante.

—————————————–

Qeveria do te mbeshtese me fonde agroturizmin dhe zhvillimin e zonave rurale, pa u limituar nga lista e programit “100 fshatrat”. Keshilli i Ministrave miratoi deget ku do te financohen fondet gjate vitit 2018, duke i dhene perparesi turizmit si nje sektor me ndikim pozitiv ne permiresimin e jetes dhe ekonomise rurale. Ministria e Bujqesise do te garantoje mbeshtetje per ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve per veprimtari te turizmit rural nga 6 deri ne 10 dhoma, deri 50% te vleres totale e cila do te preke shifren prej 1.5 milione leke. Mbeshtetje ne masen 50% do te kete per investime ne, agroturizem, per ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve te prodhimit te produkteve tradicionale te zones, per makinerite dhe pajisje.

——————————————

Turizmi i biznesit do te kete kete vit nje rritje te konsiderueshme. Ky eshte parashikimi qe vjen nga eksperte te industrise ne kuader te Bussines Travel Show qe mbahet cdo vit ne Londer. Eventi dedikuar udhetimeve te punes, konferencave dhe biznesit do te mbahet mes datave 21 dhe 22 shkurt te ketij viti me prezencen e me shume se 7700 profesionisteve te udhetimeve nga Europa. Sipas te dhenave ky vit do te sjelle rritje te shpenzimeve te turisteve business me 23% me shume se viti 2017. Gjithashtu do te kete me shume fluturime dhe nje perzgjedhje me te larte te kompanive low cost.

——————————————

Belgjika e mbyli vitin 2017 me mbi 15 milione turiste te huaj. Sipas te dhenave te autoriteteve vendase te turizmit , qytetet kulturore dhe turizmi biznes jane ato qe zhvillohen me shume ne vend. Oferta me e mire e ketij viti per produktin turistik belg do te prezantohet ne panairin e turizmit Vert Blu Soleil qe nis sot edhe vijon deri me 11 shkurt ne Liege. Panairi qe ka prezencen e dhjetra kompanive nga vende te ndryshme te botes eshte nder me te rendesishmit per sektorin turistik ne Belgjike.

——————————————

Roma , nje nder destinacionet me te vizituara ne bote pa rritje dyshifrore te shpenzimeve te turisteve te huaj ne kryeqytet vitin e kaluar. Sipas te dhenave te kreut te Dhomes se Tregtise te Romes, gjate vitit 2017 turistet kane shpenzuar mbi 6 miliard euro, nje rritje prej 16.5% me shume sesa viti 2016. Disa prej destinacioneve me te preferuara te Romes per turistet ishin Koloseu dhe Musei Vaticani. Pritet qe Roma te terheqe akoma me shume turiste gjate 2018 dhe te rrise fitimet nga sektori turistik.

——————————————

Ministri i Sigurise ne Britani ka bere se fundmi nje vizite ne Tunizi per te pare nga afer masat e sigurise qe ka marre ky destinacion per pritjen e turisteve. Kete vit pritet qe turistet angleze te rikthehen ne Tunizi pas gati 3 viteve ne te cilat pati anullime fluturimesh per shkaqe sigurie. Sipas ministrit anglez situata eshte permiresuar ne menyre impresionuese ne Tunizi dhe kthimi i turistev angeze atje do te jete i bujshem. Perpara sulmeve te vitit 2016 numri i turisteve nga Britania ne Tunizi arrinte ne gati 500 mije ne vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *