Muzete me trendi qe do te hapen kete vit.

Muzete me trendi qe do te hapen kete vit.

Like
3820
0
Thursday, 08 February 2018
Travel Report

Te vizitosh nje qytet do te thote te marresh esencen e tij duke nisur nga kultura , arti , natyra , jeta e njerezve qe banojne atje , ushqimi dhe atraksionet e ndryshme qe ofron per argetimin e turisteve.
E nese kerkon ta njohesh sa me mire nje destinacion patjeter qe duhet te vizitosh edhe muzeumet e ndryshme te tij.
Kete vit mund te ndiheni me fat nese jeni te apasionuar pas turizmit kulturor dhe muzeal pasi ka shume muze te rinje qe do te inagurohen ane e mbane Europes.

Victoria and Albert Museum of Design Dundee Skoci

Victoria and Albert Museum of Design Dundee Skoci

Per ata qe jane te apasionuar pas punimeve artistike dhe trendit te fundit te dizajnit sugjerimi per turistet eshte Victoria & Albert Museum of Design ne Dundee te Skocise.
Ai eshte nje nder projektet me te rendesishme i parashikuar te çelet ne shtator te ketij viti ne Skoci, i cili do t’i kushtohet dizajnit, ne nje shkalle nderkombetare.
Muzeu thuhet se do te jete ne gjendje te ndryshoje oferten turistike te rajonit dhe do te hapet me 15 shtator me nje ekspozite mbi kohen e arte te udhetimeve ne transatlantik.

Atelier des Lumieres ne Paris

Atelier des Lumieres ne Paris

Parisi dhe arti kane nje lidhje te pashmangshme me njeri tjetrin dhe kjo gje e ben qytetin nje magnet per turistet e apasionuar pas muzeumeve.
Kete vit ne mes te muajit prill ne hapesirat e nje ish-uzine hekuri ne Plichon, e cila daton ne vitin 1835, do te inagurohet muzeu Atelier des Lumières, nje vend i cili i kushtohet artit visual.
Muzeu do te celet me nje ekspozite te artistit Gustav Klimt, me projeksione te veprave me te famshme dhe te dashura te piktorit, ne muret e ish-uzines.
Nje muze, perspektiva e te cilit eshte teresisht dixhitale, i cili do te permiresoje oferten kulturore parisiene.

Cinecitta Roma

Cinecitta Roma

Per te apaisonuar pas kinematografise dhe sidomos asaj italiane gjithashtu do te kete nje hapje entuziasmuese kete vit. Behet fjale per nje muze shumefunksional qe do te hapet brenda ketij viti ne Rome dhe qe do te shtrihet ne nje hapesire prej 4 mije metra katrore. Ky muze me emrin “Museo di Cinecittà” do te perfshije nje ekspozite te perhershme ku ju do te zhyteni ne dy shekuj kinema, tv dhe arkiva qe tregojne historine e Italise.

Muzeu i Artit Bashkekohor ne Athine

Muzeu i Artit Bashkekohor ne Athine

Gjithashtu Muzeu i Artit Bashkekohor ne Athine qe do te hapet ne gjysmen e pare te 2018-s eshte nje alternative mjaft e mire per tu njohur me artiste te rinje te talentuar.
Behet fjale per nje hapesire tashme te famshme ne boten e artit, pasi pjeserisht eshte perdorur per manifestimin Documenta 14, vitin e kaluar.
Tashme do te rezervoje punime te fushave te ndryshme qe i perkasin artit modern.

Calvados Normandia

Calvados Normandia

Ritkthehemi serish ne France pasi ne rajonin e Normandise kete vit do te celet nje muze shume i vecante.
Quhet Calvados Experience apo muzeu-pervoje qe ne Pont-l’Évêque propozon nje tur ne zbulimin e rakise se famshme te molles, por edhe te gjithe prodhimit bujqesor te Normandise, si dhe nje zhytje ne historine e rajonit.
Ju do te shijoni po ashtu edhe pervojen e degustimit te pijes se famshme Calvados.
Çelja parashikohet ne mars 2018.

M9 Venecia

M9 Venecia

E se fundmi ne te bukuren Venecia , vec te shijuarit te gjithe mrekullive arkitekturore dhe naturore qe ofron qyteti, ne fund te ketij viti do te keni mundesi te shijoni edhe nje muze futuristic me emrin M9.
Ai konsiderohet si operacioni me i madh kulturor dhe komercial qe promovohet nga Fondacioni i Venecias.
Nje ish – fabrike dhe nje ish-manastir ne zemer te Marghera-s.
Nje qender shumefunksionale qe do te rishkruaje sipas qellimit, te ardhmen turistike te qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *