Nga 13 prilli nis linja direkte Tirane – Tel Aviv.

Nga 13 prilli nis linja direkte Tirane – Tel Aviv.

1
67
0
Wednesday, 07 February 2018
Travel News

Shqiperia dhe Izraeli kane permbyllur marreveshjen per linjen direkte ajrore Tirane-Tel Aviv. Lajmin e mire e dha Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, gjate takimit me homologun e tij izraelit ne Tel Aviv. Linja do te nise te funksionoje ne 13 Prill te ketij viti me frekuence 2 here ne jave. Ministri izraelit pershendeti nismen konkrete te bashkepunimit mes dy vendeve, ate te lidhjes direkte te fluturimeve, si nje mekanizem qe do te nxise me tej shkembimet turistike. Ministri shqiptar i Turizmit, beri nje paraqitje te nismave te fundit te qeverise shqiptare per nxitjen e investimeve ne fushen e turizmit, ne lehtesirat fiskale per ndertimin e hoteleve dhe resorteve me 4 dhe 5 yjeve.

——————————————-

Shqiperia eshte zgjedhur destinacioni numer nje per vitin 2018 sa i perket turizmit. Te pakten sipas renditjes se fundit nga faqja e specializuar per turizmin travelingtoptens qe perzgjedh cdo vit 10 destinacionet me te mira per turistet. Aryseja pse Shqiperia eshte zgjedhur kete vit e para eshte fakti qe ka nje natyre te mrekullueshme dhe kulture te pasur. Ne Shkrim i kushtohet rendesi kryeqytetit te Tiranes , Vlores dhe Shkodres. Pjese se listes se kesaj faqeje eshte edhe Kosova qe renditet ne vendin e trete pas Kirgistanit dhe e ndjekur nga Kuba, Gjeorgjia, Tajvani, Gana, Uruguaji, Moldavia dhe Kazakistani.

——————————————–

Nje hapesire e re ultramoderne per artin e kulturen skenike do te jete se shpejti ne dispozicion te artisteve dhe artdashesve kryeqytetas. Teatri i ri i Tiranes, i quajtur “Turbina”, do te mbushe me tej jeten artistike te kryeqytetit. I vendosur ne mjedisin e ish-Laboratorit te Hidrologjise, ne kete godine po vazhdojne me intensitet punimet per ndertimin e ketij teatri. Punimet per ndertimin e Teatrit te ri te Tiranes kane nisur ne vitin 2016 dhe pritet te perfundojne se shpejti kete vit per te qene atraksioni me i kryeqytetit.

———————————————

Shqiperia renditet e 40-ta ne rang boteror dhe nder te fundit ne rajon per gjendjen mjedisore, sipas Indeksit Boteror te Performances mjedisore.Indeksi rendit vendet ne te gjithe boten sipas performances se tyre ne 2 çeshtjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shendetit te njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe perpilohet nga Universiteti Yale ne SHBA. Nenkategorite e marra ne konsiderate jane: cilesia e ajrit, uji, metalet e renda, biodiversiteti, pyjet, peshqit, klima dhe energjia, ndotja e ajrit, burimet ujore dhe bujqesia.Klasifikimi sipas raportit, nxjerr Zvicren ne vend te pare ne bote dhe Burundin te fundit , ne mesin e 180 shteteve te studiuara.

———————————————–

Interesi i italianeve per Shqiperine eshte gjithmone ne rritje qofte ne aspektin turistik qofte ne ate te investimeve. Nje iniciative e re, ka per qellim qe te nxise ndermarrjet e rajonit te Emiglia Romagnes qe te zgjerohen ne Shqiperi dhe Bosnje Hercegovine. Projekti do te prezantohet publikisht dhe nen pranine e ambasadores shqiptare ne Itali. Projekti mban titullin “4 R-te”, dhe i referohet vetem ndermarrjeve te vogla dhe te mesme. Sektoret ku do te fokusohet jane restaurimi, rikuperimi, riperdorimi dhe kursimi energjetik ne ndertesat kulturore.Qytetet ku do te zhvillohet projekti jane Berati, Gjirokastra, Permeti dhe Saranda ne te cilat numri i monumenteve eshte me i madh. Gjithashtu permiresimi i rrugeve pedonale ne qender te qyteteve eshte nje nder objektivat kryesore te ketij projekti. Dhjetera biznese dhe zyrtare te larte italiane do te jene prezente ne Tirane ne datat 18 dhe 19 shkurt per te diskutuar pikerisht per mundesite qe ofron vendi yne.

————————————————-

Turizmi enogastronomik, udhetimet me qellime mjeksore dhe prezantimi i Akademise se Agjenteve te Udhetimit do te jene risite e panairit nderkombetare te turizmit, Bit Milano, kete vit. Bursa Nderkombetare e Turizmit qe mbetet nje prej eventeve me te rendesishme te sektorit ne Europe do te mbahet ne Milano nga data 11 deri me 13 shkurt. Gjate diteve te eventit , kompanite dhe bizneset pjesmarrese nga dhjetra vende te botes do te kene mundesi te behen pjese e konferencave dhe aktiviteteve te shumta te vena ne dispozicion ku do te prezantohen risite e turizmit 2018.

————————————————–

Te tejkaloje shifrat prej 10 milione pasagjeresh ne sektorin e krocierave kete vit. Eshte ky objektivi i vene nga autoritetet spanjolle te turizmit per sa i perket turisteve qe vijne nga krocierat ne vend. Vitin e kaluar turistet e ardhur nga anijet turistike ne Spanje ka arritur ne 8.4 milione. Porti i Barcelones ka qene me i preferuari nga linjat nderkombetare te lundrimit, duke i dhene ketij porti lidershipin nder destinacionet mesdhetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *