Rusi, rritje dramatike e cmimeve te hoteleve para nisjes se Kampionatit Boteror.

Rusi, rritje dramatike e cmimeve te hoteleve para nisjes se Kampionatit Boteror.

Like
39
0
Tuesday, 06 February 2018
Travel News

Rritja e cmimeve ne disa hotele prestigjoze ruse ka ngritur alarmin per nje Kampionat Boteror te shtrenjte per turistet kete vit. Autoritetet e turizmit ne Rusi kane pergatitur nje te ashtuquajtur liste te zeze me hotelet te cilat kane treguar rritje te ndjeshme te cmimeve kete vit para celjes se Kampionatit Boteror te Futbollit. Lista perfshin hotele ne qytete si Moska, Shen Petersburgu, Volgograd, Krasnodar , Rostov dhe Kaliningrad. Edhe pse gjate vitit te kaluar ka hyre ne fuqi rregullorja per ndalimin e rritjes se cmimeve te akomodimit si pasoje e kampionatit , serish jane regjistruar cmime deri ne 5000% me te larta ne disa struktura. Autoritetet kane paralajmeruar gjoba dhe ndeshkime te tjera per abuzuesit. Kampionati do te zhvillohet kete vit ne Rusi midis datave 14 qershor de 14 korrik dhe pritet te sjelle nder te tjera nje rekord te numrit te turisteve ne kete vend.

———————————————

Portali i njohur informativ mbi turizmi Tourexpi, i ka kushtuar nje artikull turizmit kulturor ne vendin tone duke theksuar prezencen e shume kishave ortodokse e bizantine te cilat nese riparohen mund te kthehen ne nje atraksion per turistet. Shkrimi gjithashtu evidenton faktin qe shume kisha i jane nenshtruar tashme procesit te restaurimit dhe kane marre pamjen e merituar duke permendur edhe disa prej tyre kryesisht ne jug dhe juglindje te vendit. Ne artikull e Tourexopi permenden disa atraksione te vendit tone dhe detaje nga historia e pasur e trashegimise kulturore.

———————————————-

“The Telegraph” eshte media prestigjioze e radhes qe ka shkruar per bukurite e Shqiperise dhe parajsen e fshehur te Europes. Madje, e perditshmja britanike shkon edhe me tej, duke e krahasuar bregdetin shqiptar me ate Amalfi te Napolit ne Itali. Ky shkrim vjen ne prag te fillimit te fluturimeve te para direkte mes Tiranes dhe Londres, nga nje kompani low cost, ç`ka mund te beje qe interesi i turisteve britanike te shtohet drejt vendit tone. Duke qene se, destinacioni kryesor i turisteve te huaj jane plazhet e jugut te Shqiperise, “The Telegraph” ve edhe theksin te mungesa e nje aeroporti ne jug te vendit. Me tej shkrimi vijon me bukurite e rivieres shqiptare dhe me çmimet mjaft te lira qe ofron turizmi ne vendin tone.

———————————————–

Portugalia sjell shifra entuziaste nga sektori turistik megjithse ekspertet e mjedisit i druhen numrit te madh te turisteve nga pasojat negative qe mund te sjellin ne mjedis. Sipas te dhenave te Eurostat Portugalia u rendit vitin qe shkoi mes 4 vendeve me rritjen me te shpejte te netqendrimeve turistike ne Unionin Europian se bashku me Letonine, Sllovenine dhe Kroacine. 2017 u mbyll ne Portugali me 71.3 milione turiste, shumica e te cileve te huaj. Ekspertet bejne thirrje per zhvillimin e turizmit te qendrueshem ne menyre qe pasurite natyrore te vendit te mos demtohen.

————————————————

Spanja kerkon te rrise prezencen e turisteve te pasur ne vend pas fitimeve te konsiderueshme te vitit te kaluar ne sektorin turistik. Sipas te dhenave te fundit te kryeministrit spanjoll 2017 u mbyll me 82 milione turiste, nje rritje me 26% me shume se viti . Nderkohe mesatarisht nje turist shpenzoi 1100 euro gjate pushimeve ne Spanje. Sipas autoriteteve promovimi i destinacioneve low cost ka bere qe Spanja mos perfitoje sa duhet nga turistet e luksit qe zgjedhin hotelet dhe restorantet e shtrenjta ne vend. Aktualisht ky vend megjithse ka te ardhurat me te larta ne bote per vitin e kaluar nga turizmi, pret vetem 10% te turisteve te kamur nga totali.

————————————————-

Nis sot ne Tel Aviv te Izraelit Panairi Nderkombetar i Turizmit Mesdhetar. Eventi eshte me i rendesishmi i industrise turistike per Mesdheun Lindor kryesisht por edhe per rajonin ne pergjithesi me pjesmarrje te konsiderueshme nga vende te ndryshme ne Europe e me tej. Ne kete edicion te 24 te eventit operatoret turistik nga dhjetra vende prezantojne produktet e tyre perpara bleresve , turisteve dhe biznesit te huaj. Panairi i Tel Avivit eshte mundesia unike e pjesmarresve te prezantojne me te miren e turizmit incoming, outgoing, turizmit te brendshem per sezonin veror e me tej dukeqenese Mesdheu mbetet rajoni me i vizituar ne bote nga turistet.

—————————————————

Sipas “City Brands Index” te fundit, raporti i publikuar mbi reputacionin e 50 metropoleve boterore, Parisi eshte qyteti me i admiruar ne bote. Parisi eshte ne vend te pare, per te katertin vit me radhe sipas klasifikimit te Institutit te Kerkimeve Nderkombetare, Raporti ka analizuar 50 qytete neper bote dhe intervistuar me shume se 5000 persona gjate periudhes shtator – tetor te vitit te kaluar. Vleresimi i imazhit dhe reputacionit bazohet ne fakt ne parametra te ndryshem: statusi; vendet me interes turistik , cmime dhe sjellja e vendasve. Pas Parisit renditet Londra dhe Sidnei. Lista me qytetet me te admiruara vijon me New Yorkun, Los Angelos, Roma, Melburni, Amsterdami dhe Berlini.

—————————————————–

Organizata e Turizmit ne Qipro ka bere publike shifrat e turizmit per vitin e kaluar. Rezulton se kete destinacione kane vizituar 3.7 milione turiste te huaj, nje rritje me 14.6% me shume se viti 2016. Turistet nga Britania dhe Greqia ishin ata me numrin me te larte ne Qipro. Nderkohe autoritetet kane pergatitur fushaten promovuese edhe per kete vit ku synohet nje rekord i ri ne numrin e turisteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *