Silvana Subashi: Duhet te konsumojme te pakten 20 ml vaj ulliri ne dite!

Written by on 11/05/2018

E ftuar ne Travel Club sot ne Diten kombetare te Vajit te Ullirit ishte Silvana Subashi, Kryetare e Shoqates Shqiptare te Vajit te Ullirit. Ulliri, si bime shekullore, per gjelberimin dhe bukurine e tij, per frutet e shijshme dhe vlerat e larta ushqyese apo dietike eshte vleresuar shume ne histori. Ai kultivohet ne shume vende te botes, por shtrirjen me te madhe e gjen ne zonen e Mesdheut, ne treven e tij me te lashte, ku edhe sot gjenden drure qe vleresohen me nje moshe 2200- vjeçare. Znj. Silvana na tha se ky produkt i mrekullueshem dhe me vlera te medha ne shendet duhet te konsumohet sa me shpesh te jete e mundur dhe nje sasi e keshilluar per nje person eshte te pakten 20 ml ne dite! Shqiptaret duhet te ndihen pjese e dietes mesdhetare, sipas Silvana Subashit sepse Shqiperia eshte e bekuar nga veriu ne jug me ullishte. Madje vetem ne Tirane ka mbi 300 mije peme ulliri mbi 1 mije vjecare! Gjithsesi informacioni i paket dhe mungesa e promovimit kane bere qe konsumi ne vendin tone te mbetet i ulet ne krahasim me potencialin e prodhimit. Aktualisht konsumi per fryme i vajit te ullirit ne vendin tone arrine 4.8 litra ne vit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist