Kush është vajza që fshihet pas “Mall” të Eugent Bushpepës!!

Written by on 09/05/2018


Eugent Bushpepa u kualifikua në finalen e edicionit të këtij viti të Eurovision me këngën “Mall” duke  emocionuar cdo shqiptar nga cdo cep i botës. Sot ne Radio Travel folëm vecanërisht për videoklipin zyrtar të këngës dhe për vajzën që shfaqet që në sekondat e para të saj! Ajo është modelja Frenki Ceko, e cila ishte e ftuar në një intervistë në emisionin Travel Club dhe na tregoi disa detaje gjatë xhirimit të klipit. Frenki u shpreh se për xhirimin e klipit janë dashur 24 orë intensive punë. E veshur me motive popullore nga tropoja, Frenki tregon se ideja është kristalizuar dhe gërshetuar edhe me elementë  te tjerë shumë të rëndësishëm të traditës shqiptare, duke nisur që nga kostumet popullore e deri te fustanellat, xhubletat – me detaje nga të gjitha trevat shqiptare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist