Turizmi i basteve, ja cilet jane hotelet – kazino me te famshem ne bote.

Turizmi i basteve, ja cilet jane hotelet – kazino me te famshem ne bote.

Like
5748
0
Friday, 26 January 2018
Travel Report

Destinacione te ndryshme ofrojne mundesi qe turistet te perjetojne adrenaline teksa i vizitojne sidomos nese kane atraksione sfiduese per te ofruar. Disa krenohen me natyren e eger dhe te pashkelur , disa me parqet e lojrave ekstreme ndersa se fundmi ka destinacione qe terheqin turistet e aventures edhe nepermjet kazinove. Kazinote, tradicionalisht te njohura si vende ku mund te provohet fati dhe ku luhen shuma marramendese te hollash tashme po konsiderohen ne nje kenveshtrim te ri, ate te destinacioneve popullore turistike. Kjo pasi gjithnje e me shume turiste kerkojne te shkojne pikerisht ne qytetet qe kane hotele te cilat ofrojne kazino.
E kur kombinohen me se miri atraksionet kulturore e natyrore me ato ku mund te vihet nje bast i mire , turistet ne kerkim te emocioneve nuk kane cfare te kerkojne me teper.
Per kete arsye do te bejme nje shetitje virtuale ne Hotelet Kazino me te famshme te botes.

Kazino Aosta Itali

E nisim me “Bella Italia-n” qe ne nje prej rajoneve me piktoreske e me te pasura me histori si Aosta ofron mundesine per turistet qe kerkojne te provojne fatin te vizitojne Grand Hotel Billia. Hoteli me 5 yje i cili ka dhe kazinone e famshme ndodhet ne fshatin Saint Vincent. Saint Vincent Resort and Casino eshte i vetmi resort ne Itali qe ofron dhe kazino. Pra ne te njejten kohe mund te shijosh edhe natyren alpine te destinacionit por edhe te luash nje sere lojrash ne kazino.

Sun Casino Monaco

Kazinote sigurisht qe nenkuptojne edhe luks. E kur flasim per te dyja nuk ka sesi mos zhvendosemi ne Monako. Ne Monte Karlo ndodhet Fairmont Hotel qe ofron per turistet The Sun Casino. E njohur per atmosferen vivide kazinoja ka nje hapsire te bollshme te mbushur me ekrane te medhenje , tavolina ku luhet black jack, ruleta angleze dhe me shume se 300 makineri elektronike te fatit. Vec funksionit primar ne kazino ka edhe nje restorant me emrin The Circus qe transformohet ne nje ambient teper romantic per ciftet ne mesnate dhe ku cdo fundjave luhet muzike live.

Saint Moritz Casino

Nje tjeter hotel i famshem per kazinone e tij eshte Kempinski Grand Hotel de bains ne Saint Moritz ne Zvicer. Edhe ky nje hotel i njohur per vendin alpin pasi ndodhet ne zemer te natyres malore dhe kampit te skive, ka gjithashtu nje hapsire per turistet e kazinove. Ne brendesi te tij turistet vecse mund te provojne fatin edhe mund te shijojne kokteilet fantastike.

Wynn Casino Las Vegas

Listes nuk mund ti mungonte sigurisht Las Vegasi. Destinacioni me i preferuar dhe me i famshem per kazinote e tij. Ketu vec hoteleve prestigjoze qe ne pjesen me te madhe te tyre ofrojne kazino ne brendesi sugjerohet me se shumti The Wynn Casino qe ofron lojra emocionuese dhe hapsire te bollshme per cdo shije.

Ibiza Casino Spanje

Nga nje qytet amerikan qe njihet per jeten e cmendur te nates do te ndalemi tashme ne Europe , ne nje destinacion qe pse jo per adrenalinen qe ofron mund te quhet pa dyshim nje ekuivalent europian i Las Vegasit. Behet fjale pikerisht per Ibizan ne Spanje. Destinacioni ideal per ata qe do te deshironin patjeter nje eksperience ne kazino teksa ndodhen ne Ibiza eshte hoteli Ibiza Grand Hotel. Ai pozicionohet shume prane portit te qytetit dhe vec pamjes mahnitese nga deti ofron dhe shume facilitete te tjera qe i takojne luksit dhe strukturave me 5 yje. Nder te tjera atje mund te gjeni The Casino de Ibiza. Kazinoja eshte nje kombinim i perkryer i luksit dhe dizajnit. Ndertimi i saj nisi ne vitin 1979 me nje strukture te mbeshtetur ne ndertesat tradicionale te Ibizas por qe sot njihet si nje nga vendet me sharmante te ishullit. Vec hapsires se lojrave dhe tavolinave te basteve ofron edhe hapsire per organizimin e festave private.

Kazino Loutraki Greqi

Ne shtetin fqinj Greqi , vec buzuqeve me muzike te mire , ushqimit te shijshem dhe plazheve ne vere ka edhe hotele luksoze me kazino. Ne Loutraki , pikerisht ne gjirin e Corinthias ndodhet Club Hotel me 5 yje i njohur per ambientet komode dhe faktit qe ofron edhe banja termale. Atje ndodhet edhe Loutraki Casino qe eshte nje prej kazinove me te medha ne Europe dhe e para ne Greqi ne te cilen luhet Texas Hold em Poker.

Kazino Macao Kine

Nga nje kontinent ne nje tjeter do te vijojme udhetimin drejt hoteleve kazino tashme ne Azi. Konkretisht ne Kine. Nje prej hoteleve me te vecanta qe ndodhet atje eshte The Venetian Macao Resort Hotel. Shetitja me gondola, sheshi Shen Marku , karnavalet jane elemente qe te bejne te mendosh per Venecian, vetem se kete here te zhvendosur ne menyre te perkryer ne Kine. Ky resort ne Macao eshte nje riprodhim ne miniature i disa zonave me te famshme te qytetit lagunor te Venecias. Hoteli ka me shume se 2900 suita , nje qender tregtare, 30 restorante dhe kazinone e tij te famshme.

Kazino Mazagan Marok

Nese deshironi pak atmosfere ekzotike , ndertesa te vecanta dhe kulture mbreslenese nje udhetim i pashmangshem duhet bere ne Marok. Ne El Jadida ndodhet Mazagan Beach & Golf Resort. Ai lokalizohet ne nje zone shume prane detit i rrethuar nga palmat. 500 dhoma elegante te arreduara sipas stilit tipik maroken presi mysafiret te cilet pasi marrin relaksin e deshiruar provojne adrenalinen dhe tek kazinoja e resortit. The Mazagan Casablanca Casino eshte kazinoja me e madhe e vendit. Ka nje siperfaqe prej 3000 metrash katrore, 400 makina fati dhe ofron lojra nga me te ndryshmet.

San Huan Porto Riko Casino

Se fundmi udhetimin tone drejt “bastit te jetes” do ta mbyllim ne Puerto Rico. Ritz Carlton Hotel ne San Juan. Shume afer plazhit ky resort me 5 yje do tju mahnise vecse me pamjen magjepsese edhe me kazinone e tij qe edhe pse e vogel ne hapsire ofron emocione te medha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *