Kupa e Amerikes 2019 do te kete edhe dy skuadra jashte kontinentit!

Written by on 05/05/2018

Kupa e Amerikes 2019 do te kete edhe dy skuadra jashte kontinentit!

Kupa e Amerikës që do të zhvillohet në vitin 2019 në Brazil do të përfshijë 10 skuadrat e Amerikës Latine, si dhe dy miq të ftuar si Japonia e Katari.Lajmi u zyrtarizua mbrëmjen e së premtes nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL).Disa kombëtare kanë qenë të ftuara speciale të këtij kompeticioni që prej vitit 1993, përfshi vet Japoninë që ka luajtur edhe në turneun e vitit 1999 në Paraguaj.Të ftuarit vijnë zakonisht mes vendeve fqinje të Konfederatës së Amerikës së Veriut e asaj Qendrore si dhe Karaibet, ndaj dhe risia ka të bëjë me përfshirjen e Katarit, vendit organizator të Kupës së Botës së vitit 2022.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist