no-cover

Spanja, destinacioni me i vizituar i vitit 2017.

Like
58
0
Friday, 12 January 2018
Travel News

2017 ka sjelle bilancin me te mire te turizmit per Spanjen qe shenoi plot 82 milione turiste , nje rritje me 9% me shume sesa viti 2016. Shifrat u bene publike gjate Samitit te Turizmit per Europen Jugore qe u mbajt se fundmi ne Spanje. Ky destinacion shenoi rekord edhe ne fitimet nga shpenzimet qe turistet bene atje vitin e kaluar , vlera e pergjithshme e te cilave llogaritet ne 87 miliard euro, 12.4% me shume se viti 2016. Ne kete menyre Spanja kalon per here te pare Shtetet e Bashkuara duke u renditur destinacioni me i vizituar ne bote. Vendin e trete e mban Franca.

—————————————-

“Travel News”, revista zvicerane e udhetimeve e ka renditur Shqiperine mes 12 destinacioneve duhen vizituar me patjeter kete vit. Vendi yne ne kete klasifikim konsiderohet destinacioni perfekt mesdhetar per muajin Qershor. Sipas kesaj reviste Shqiperia eshte me e lire se Kroacia dhe ka me pak turiste se vendi fqinj Mali i Zi. Gjithashtu ofron nje varietet te larmishem malesh dhe pikash arkeologjike, te cila kane qendruar te pandryshuara nga koha. Per revisten zvicerane, Shqiperia nuk eshte nje vend i panjohur, pasi ne veren e 2016-es e quajti “se shpejti Spanja e re”. Bashke me vendin tone, destinacionet e perzgjedhura, sipas muajve jane: Xhamaika; Vietnami; Kolumbia; Maroku; Majorka; Irlanda e Veriut; New Orleans; Gjeorgjia dhe Sri Lanka.Gjate vitit te shkuar, Shqiperia pati nje rritje me 48,8% te turisteve nga Zvicra. Ne total per periudhen Janar-Nentor, numri i tyre shkon ne 51,655 vizitore, duke u renditur mes 10 grupeve te kombesise qe e vizituan me shume vendin tone.

——————————————

Drejtoret Ekzekutiv te Aviacionit Civil te Shqiperise, Kosoves, Malit te Zi e Maqedonise u dakortesuan gjate nje takimi ne Tirane, per rritjen e bashkepunimit ne fushen e sigurine se aviacionit civil.Ne perfundim te takimit 2-ditor te organizuar nga Drejtori i Autoritetit te Aviacionit Civil Shqiptar ,4 Drejtoret Ekzekutiv dakordesuan deklaraten e perbashket ku u zotuan per te vijuar bashkepunimin ne aspektet e sigurise ne aviacion, per te patur shkembime eksperiencash dhe trajnime ne sherbim te zbatimit nga kompanite te te drejtave te pasagjerit, te permiresimit te inspektimeve te sigurise ne ajer, ne forcimin e sigurise kibernetike apo edhe adresimin e rregulloreve per pajisjet fluturuese te llojit dron. Palet rane dakort per zhvillimin e takimeve me te shpeshta midis tyre dhe aplikimin per projekte te perbashketa ne fushen e aviacionit civil, ne instrumentet e financimit te BE.

——————————————-

Fondi i Zhvillimit Shqiptar ka njoftuar se fundmi se puna per fazën e rikonstruksionit të çative në Vuno vijon me intensitet te larte per kete sezon. Investimet në fshatrat e Vunoit e Dhërmiut po kryhen në kuadër të projektit Punët në Komunitet IV – “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare”. Projekti parashikon edhe ndërtimin e infrastrukturës publike në plazhet e Dhërmiut e Jalës. Vlera në total e projektit është 36.7 milionë euro. Parashikohet që dy të tretat e kostos së Programit do të investohen në zonën bregdetare të Jugut dhe një e treta në zonën e Alpeve Shqiptare.

——————————————–

Sezonin e ardhshëm do të nisin dhe fluturimet direkte nga vendet e Evropës nordike drejt vendit tone. Kete gje e deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Suedi.Vizitën në Suedi ministri e nisi me takimin me Këshillin e Biznesit me të cilët diskutoi mbi potencialet që ofron Shqipëria për zhvillimin e investimeve dhe nxitjen e kompanive suedeze për të konsideruar tregun shqiptar.Gjithashtu, ai u takua me drejtuesit e një prej kompanive më të mëdha suedeze dhe nordike te udhetimeve qe theksoi nje rritje te ndjeshme te interesit te turisteve suedeze per te vizituar Shqiperine kete vit.

———————————————

Gjermania do ta mbeshtese zhvillimin e sektorit turistik kete vit tek kultura. Në hapje të Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore 2018, ministrja e Shtetit për Kulturën, ne Gjermani theksoi nevojën për ta kuptuar Evropën si një bashkësi vlerash. Nën moton “Sharing Heritage”, në vitin 2018 shumë projekte dhe iniciativa ndriçojnë vlerat kulturore evropiane. Nga buxheti i Ministres së Kulturës këtë vit në të gjithë Gjermaninë mbështeten 38 projekte dhe iniciativa per te cilat janë në dispozicion 7,2 milionë euro. Gjermania bën pjesë në inisiatoret e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore dhe atje do të zhvillohen mbi 1000 aktivitete në formën e ditëve të projekteve, ekspozitave, vizitave muze, kurseve, forumeve dhe shfaqjeve.

———————————————-

Aktivitetet e ndryshme kulturore dhe sportive kane qene arsyet kryesore qe kane terhequr turistet e huaj ne Abu Dhabi vitin e kaluar. Sipas autoriteteve te turizmit ne kryeqytetin e Emirateve , viti 2017 u mbyll me 4.9 milione turiste. Hapja e muzeut Luver Abu Dhabi dhe mbajtja e cmimit te madh te Formula Unos kane qene shtysat me te mira per arritjen e shifrave rekord ne kete destinacion. Edhe gjate 2018 pritet nje rritje e metejshme e numrit te turisteve ne Abu Dhabi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *