Nis panairi i turizmit Ferien Messe ne Vjene.

Nis panairi i turizmit Ferien Messe ne Vjene.

Like
68
0
Thursday, 11 January 2018
Travel News

Nis ne Vjene FerienMesse, panairi me i rendesishem i turizmit ne Austri qe do te mbledhe perfaqesues te sektorit dhe kompani te turizmit nga e gjithe bota per tu bere pjese e eventit. Turizmi i biznesit dhe leisure do te jene tematikat kryesore te ketij edicioni te panairit. Mbi 800 ekspozitore nga 70 vende, perfshire dhe Shqiperine jane pjesmarres te eventit qe do te vijoje deri ne date 14 janar. Pjesmarresit do te prezantojne destinacionet me popullore per sezonin turistik 2018 , produktet e tyre turistike dhe do te kene mundesine e bashkepunimeve me partnere te tjere nepermjet takimeve B2B dhe konferencave te perbashketa. Vec ketij panairi sot organizohen paralelisht ne Zvicer Ekspozita e pushimeve dhe sportit si dhe Panairi i Turizmit 2018 ne Gjeneve dhe Bern.

————————————-

Pas Romes edhe Parisi po merr masa per reduktimin e numrit te autobuseve turistike ne zonat me popullore te kryeqytetit. Sipas te dhenave te autoriteteteve franceze te turizmit qe prej fillimit te ketij viti, kryetarja e bashkise se parisit ka prezantuar rregulloren e re qe takson ne menyre te renduar kompanite e autobuseve te transportit te turisteve ne Paris. Mesa mesohet taksa nga 95 euro per 8 ore ka kaluar ne 240 per 6 ore. Masa u mor me qellim uljen e numrit te autobuseve turistik ne Paris per rremujen por edhe ndotjen qe shkaktojne. Polemika te shumta kane ardhur nga aktore te turizmit e operatore turistik ne Paris qe e shohin kete rregull si nje goditje per turizmin e kryeqytetit francez.

—————————————

Pakistani eshte cilesuar si destinacioni me i mire i aventures ne bote per kete vit. Klasifikimin e ka bere The Backpacker Society , nje prej projekteve me te perfolura online per turizmin e aventures. Mikpritja, zonat e pafundme malore qe ofrojne natyre te mrekullueshme dhe sfide jane elementet qe e kane renditur Pakistanin ne vend te pare te listes. Kosova eshte nga ana tjeter pjese e klasifikimit te 20 destinacioneve me te mira per turizmin e aventures kete vit qe plotesohet nga Turqia, India, Kina, Bosnja, Gjerogjia, Algjeria dhe Mali i Zi.

—————————————-

Vijon te zhvillohet me shpejtesi sektori hotelier ne Lindjen e Mesme me Dubain qe kryeson ne kete aspekt. Aktualisht jane ne ndertim e siper 145 projekte hotelesh luksoze me nje total prej 41 mije dhomash. Dubai e mbylli vitin 2017 me rreth 6 milione turiste te huaj, shifra qe pritet te rriten akoma me shume kete vit. 2018 do te sjelle vec strukturave edhe emra te medhenje te hotelerise qe do te kene hotelet e tyre ne Dubai.

—————————————–

Gjermania kryeson renditjen e ketij viti si vendi me pasaporten me te fuqishme ne bote. Indeksi vjetor i pasaportave ‘Henley’ ka publikuar renditjen e pasaportave sipas numrit te vendeve qe qytetaret mund te udhetojne pa viza. Renditja bazohet ne te dhenat e Shoqates Nderkombetare te Transportit Ajror. Qytetaret gjermane tani mund te vizitojne 177 vende pa viza.Gjermania ndiqet nga Singapori ne vend te dyte ndersa vendin e trete e ndajne Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia dhe Mbreteria e Bashkuar, qytetaret e te cileve jane te lire te udhetojne ne 175 vende. Amerikanet nuk kane nevoje per vize ne 173 vende. Sa i takon vendeve te Ballkanit, kryeson Greqia, ku qytetaret greke mund te levizin lirshem ne 171 vende. Shqiperia renditet ne vendin e 52 te listes pasi udhetaret nga vendi yne mund te levizin lirshem ne 100 vende.

——————————————-

Tregu i aviacionit ne Dubai sa vjen e zhvillohet me numrin e pasagjereve gjithnje ne rritje ne aeroportin e vendit. Te dhenat e Aviacionit Civil tregojne se 2017 u mbyll me 80 milione pasagjere ne aeroportin e Dubait , nje rritje me 6% me shume ne krahasim me vitin 2016. Kontributin me te madh ne keto shifra e kane dhene udhetaret nga India por edhe Europa. Konkretisht Londra dhe Mumbai ishin vendet e origjines qe derguan me shume udhetare ne Dubai vitin e kaluar.

——————————————–

Amerika Latine e mbylli vitin 2017 me nje rekord turistesh, numri i te cileve do te rritet akoma me tej kete vit. Sipas te dhenave te Shoqates te Linjave Ajrore ne Ameriken Latine vitin qe lame pas udhetuan drejt Peruse, Kilit, Argjentines, Costa Rikes dhe Kolumbise mbi 20 milione pasagjere. Nje perqindje e madhe e tyre turiste nga vende te ndryshme te botes e kryesisht Europa. Kete vit ne saje te bashkepunimit me linja ajrore te kontinentit europian si Norvegian Air pritet nje rritje e ndjeshme e turisteve britanike por edhe nga vende te tjera europiane drejt Amerikes Latine.

———————————————

Gjate vitit qe lame pas kontinentin europian e kane vizituar akoma me shume turiste kineze. Ne krahasim me vitin 2016 rritja e numrit te turisteve kineze ne destinacionet europiane llogaritet te jete 12.5%. E njejta kompani tregon se edhe gjate ketij viti me rastin e Vitit te Ri Kinez dhe Festivalit te Pranveres qe nisin ne 16 shkurt, kontinenti europian do te jete perzgjedhja kryesore per turistet kineze qe do te udhetojne masivisht jashte vendit te tyre. Spanja eshte destinacioni me rezervimet me te larta nga turistet kineze ne Europe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *