Mesdheu dominon listen e destinacioneve te preferuara kete vit.

Mesdheu dominon listen e destinacioneve te preferuara kete vit.

Like
43
0
Wednesday, 10 January 2018
Travel News

Mesdheu dominon ne listen e destinacioneve me te mira per tu vizituar edhe kete vit. Tripadvisor sapo publikoi studimin e radhes mbi destinacionet me te mira per 2018. Tre vendet e para te studimi te perpiluar ne baze te preferencave te udhetareve nga e gjithe bota e mbajne Kreta, Manarola dhe Nisa. Lista pasohet nga Zabrebi, Moska dhe Mumbai.

——————————————————————————————

Kompanite ajrore qe operojne ne vendin tone do te perballen ne gjyq me Autoritetin e Aviacionit Civil per çdo rast te shkeljes se te drejtave te pasagjereve. Drejtori i Aviacionit Civil nga Aeroporti Nderkombetar “Nene Tereza”, ne nje prononcim per mediat apeloi te gjitha kompanite te marrin masat per ofrimin e sherbimeve cilesore per pasagjeret, ne te kundert Autoriteti do te jete perballe tyre ne çdo salle gjyqi. Sipas tij, ne baze te rregullores se BE-se, kompania ka per detyre qe ne rast te problemeve te marre te gjitha masat e nevojshme, sipas parashikimeve kur per vonesa me teper se tre ore, kompania duhet t’i kompensoje pasagjeret me minimumi 250 dollare.

——————————————————————————————–

Trashegimia Kulturore eshte shpallur si nje nder aspektet me te rendesishme per turizmin 2018 nga Organizata Boterore e turizmit. Sipas nje studimi te Unesco, Italia eshte vendi me numrin me te larte te Trashegimive Kulturore. Italia numeron 53 vende te cilesuara si trashegimi kulturore. Ne vend te dyte renditet Kina nderkohe listen e vijojne Spanja me 46 vende dhe Gjermania dhe Franca me perkatesisht 43 vende.

——————————————————————————————–

Nje kompleks turistik qe perfshin dhe nje kazino, qe do te jete me e madhja e ketij lloji ne Evrope do te hape portat ne Qipro brenda vitit 2021 dhe do te stimuloje ekonomine e ishullit. “Melco International” prezantoi ne Nikosia kete projekt qe do te jete kazinoja e pare qe hap portat ne Republiken e Qipros. Me nje kosto prej 600 milione eurosh, ky kompleks, ndertimi i te cilit eshte parashikuar ne Limassol, ne bregun jugor te vendit, do te jete me i madhi i ketij lloji ne Evrope.Ai do te perfshije nje hotel prej 500 dhomash, 11 restorante, 136 tryeza lojerash, dhe pajisje te tjera ne nje siperfaqe prej 6 000 metra katrore. Sipas autoriteteve qipriote projekti do te kete nje ndikim domethenes ne PBB-ne e vendit dhe zhvillimin e sektorit turistik ne Qipro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *