Rrjeti Hilton konfirmon pranine ne Tirane.

Rrjeti Hilton konfirmon pranine ne Tirane.

Like
61
0
Tuesday, 09 January 2018
Travel News

Gjiganti i hotelerise boterore, Hilton, konfirmoi se fundmi ndertimin e nje hoteli edhe ne Tirane, sipas njoftimit te perfaqesuesve te tij ne faqen zyrtare te internetit. Hoteli do te jete prane qendres se Tiranes dhe aeroportit, nderkohe qe dhomat do te jene te pajisura WiFi te shpejte. Gjithashtu do te kete restorant, holl ndenjeje, sherbim ditor ne dhome dhe dyqane pergjate 24 oreve. Nderkohe, Hilton nuk harron te permende edhe vendet me terheqese te Tiranes si teleferiku ne malin e Dajtit, sheshin ”Skenderbej”, Bunk’Art 1 & 2, xhamine e Et’hem Beut dhe Muzeun Historik Kombetar.

—————————————–

Edhe pse vendi yne ka nder çmimet me te larta te biletave te fluturimit, kjo nuk i ka penguar qytetaret shqiptar te udhetojne jashte vendit kete periudhe. Sipas operatoreve turistik vendas numri i biletave te shitura gjate muajit dhjetor 2017 ishte 30ofrimi i paketave per te gjitha kategorite duke mundesuar udhetime edhe me buxhete te uleta. Sipas operatoreve turistike, nje deri ne 40% me i larte se e njejta periudhe e nje viti me pare pavaresisht rritjes se çmimit . Veçantia e vitit 2017 ka qene nder destinacionet me te kerkuara vijon te mbetet Greqia se bashku me Malin e Zi dhe Maqedonine dhe kjo per faktin se çmimet jane me te lira.

——————————————

Laguna e Kune Vainit ne Lezhe, e kercenuar nga permbytjet dhe erozioni do te jete pjese e nje plani pyllezimi qe parashikon qe deri ne vitin 2020 te mbillen jo me pak se 2.2 milione peme te reja. Ministri per Turizmin dhe Mjedisin Blendi Klosi ishte i pranishem gjate lançimit te projektit “Arritja e pershtatjes se Lagunes Kune-Vain permes adaptimit te bazuar ne ekosistem” duke vene theksin tek masat qe do te merren. Projekti qe do te zbatohet sipas ministrit do te shpetoje ne masen me te madhe nje nga perlat e Shqiperise, qe eshte laguna e Kune Vainit dhe ka per qellim te krijoje nje kanal i cili do te mbroje lagunen. Ministri nenvizoi se impakt pozitiv pritet te kene edhe dy moratoriumet qe jane ne fuqi siç eshte ai per gjuetine dhe ai per pyjet.Projekti do te perfundojne ne fund te vitit 2019 dhe do te kete ndikim vec te tjerash edhe ne rritjen e potencialeve turistike te kesaj zone.

——————————————-

Kryeqyteti i Maltes, Valleta do te jete kete vit nder destinacionet me te preferuara turistike. Kjo e ndikuar shume nga fakti qe Valleta eshte shpallur Kryeqytetit Europian te Kultures 2018, se bashku me qytetin holandez Leeuwarden. Kete vit, ne Valletta do te mbahen me shume se 100 evente, te cilat kane ne baze te tyre tri shtylla kryesore: afrimi i kultures me njerezit, rritja e mundesive per vende te reja pune ne kete sektor dhe, se fundi, shnderrimi i kultures ne nje element te rendesishem ne rritjen ekonomike te vendit, si nepermjet turizmit, duke krijuar mundesi te reja per pune.Pritet qe deri ne fund te 2018 mbi 3 milione turiste te vizitojne Valletan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *