Shqiperia, destinacioni kryesor kete vit per turistet italiane.

Shqiperia, destinacioni kryesor kete vit per turistet italiane.

Like
62
0
Monday, 08 January 2018
Travel News

Shqiperia promovohet ne mediat italiane. Ne nje prej emisioneve me prestigjoze te udhetimeve ne Rai 3 eshte vendosur Shqiperia si destinacioni numer nje qe duhet patjeter te vizitohet gjate vitit 2018.Permes ketij emisioni i behet nje pasqyre e bukur zonave te ndryshme turistike te vendit tone duke shfrytezuar pamjet promocionale te Agjencise Kombetare te Turizmit. Sipas gazetareve italiane Shqiperia vitet e fundit ka regjistruar rritje te pronotimeve me rreth 88% nderkohe qe theksohet interesi ne rritje i turisteve italiane per vendin tone.

——————————————-

Turizmi shqiptar vazhdon te promovohet nga mediat nderkombetare nderkohe sipas kryeministrit te vendit edhe kete vit turizmi do te vazhdoje te jete premtues. Vitin qe lame pas turizmi ne Shqiperi njohu rritje, ku numri i turisteve te huaj qe vizituan vendin tone ishte me i larti ne gjithe keto vite. Qeveria shqiptare duke pare zhvillimin e ketij sektori, si dhe ndikimin e tij ne ekonomine e vendit ka ndermarre nje sere incentivash lehtesuese per investimet ne turizem. Pritet qe 2018 te sjelle nje rekord te ri per sektorin turistik shqiptar.

——————————————–

Shqiperia po zgjeron gjithnje e me shume radarin e agjencive te huaja turistike qe po perfshijne vendin ne tone ne paketat e pushimeve dhe te udhetimit per vitet 2018 -2019. Se fundmi jane agjencite britanike dhe polake ato qe kane paraqitur paketat e para per kete sezon turistik duke perfshire jo vetem atraksionet bregdetare te vendit por edhe ato kulturore. Ne paketat e vena ne dispozicion nga keto agjenci jane kryeqyteti i Tiranes, Berati, Kruja dhe Korca. Nderkohe qe ka nisur edhe rezervimi i hoteleve kryesisht pergjate Adriatikut per sezonin veror.

———————————————

Miliona britanike po pergatiten per te udhetuar gjate ketij viti ne destiacione te ndryshme te botes duke qene nder turistet me fitimprures. Sipas te dhenave te Shoqates Britanike te Tur Operatoreve rezervimet me te medha jane bere per sezonin veror 2018, ku do te kete te pakten 1 milione turiste me shume sesa viti i kaluar. Destinacionet me te preferuara te ketij viti jane Spanja, Italia, Greqia, Portugalia, Qipro, Karaibet, Australia dhe Kanadaja.

———————————————-

The Telegraph, ne rubriken Travel ka sugjeruar 20 destinacionet me te mira te vitit per turistet. Ne baze edhe te vleres se kembimit te valutave te ndryshme, aktiviteteve dhe produkteve turistike qe ofrohen ne keto vende eshte bere nje klasifikim i momentit nga e perditshmja britanike. Destinacionet e propozuara jane Madridi, Venecia, Moska, New Yorku, Kreta, Barcelona, Praga, vendet baltike dhe skandinave.

———————————————–

“Airbus” ka qene prej kohesh nje partner kryesor i Kines ne aviacion. Kjo marredhenie perfituese per te dyja palet pritet te rritet ne te ardhmen, nderkohe qe ekonomia e dyte me e madhe ne bote do te kthehet ne “tregun me te madh ne bote te aviacionit”. Airbus parashikon se Kina do te kaloje Shtetet e Bashkuara, duke u kthyer ne nje treg me vlere siper 1 trilione dollareve ne aviacion, ne me pak se 20 vite. Vlera totale e bashkepunimit industrial mes Airbus dhe industrise kineze te aviacionit ka kaluar vleren e gjysme miliarde dollare, dhe kompania synon qe te rrise investimet ne Kine ne 1 miliarde dollare çdo vit deri ne 2020-en.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *