Kete vit Shqiperia dhe Izraeli do te lidhen me nje linje ajrore direkte.

Kete vit Shqiperia dhe Izraeli do te lidhen me nje linje ajrore direkte.

Like
73
0
Saturday, 06 January 2018
Travel News

Nje linje direkte e fluturimeve mes Shqiperise dhe Izraelit pritet te nise ne gjysmen e pare te vitit 2018. Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme e Shqiperise dhe Ministria e Puneve te Jashtme te Izraelit kane zhvilluar Konsultime Diplomatike ku u ra dakord per nisjen e fluturimeve mes Shqiperise dhe Izraelit. Pritet qe kjo linje te nise ne muajin prill, por ende ka disa detaje qe pritet te permbushen perpara nisjes se fluturimeve. Gjithashtu mes dy vendeve ne gjysmen e pare te vitit 2018 do te nenshkruhet marreveshja per Heqjen e Taksimit te Dyfishte, çka pritet te hape mundesi te reja bashkepunimi ne fushen e turizmit dhe te bashkepunimit ekonomik.

———————————-

Vlera turistike te vendit tone jane promovuar nga revista franceze, “InfoMagazine”, e cila ve theksin tek plazhet e bukura, jeta e nates dhe natyra e mrekullueshme. Sipas artikullit Shqiperia ka thithur nje numer rekord turistesh ne 10 mujorin e pare te vitit 2017. Po ashtu revista ne fjale ka theksuar se tashme ne vendin tone ekziston dhe turizmi dentar. Ky lloj turizmi qe po zhvillohet nga viti ne vit ne Shqiperi sipas Agjencise Kombetare te Turizmit do te jete pjese e paketes turistike promovuese qe Shqiperia do te prezantoje ne eventet nderkombetare te turizmit kete vit.

———————————–

Viti i Ri ne te cilin sapo kemi hyre konsiderohet si viti ideal per te vizituar Pragen. Sipas autoriteteve turistike te vendit ka shume aktivitete qe do te mbahen kete vit ne kryeqytetin cek qe do te jene atraksion per turistet e shumte qe shkojne drejt Prages nga e gjithe bota. Kete vit festohet 25-vjetori i ndarjes se Çekosllovakise por gjithashtu do te organizohen shume evente te tjera. Disa prej tyre jane Festivali i Drites, Festivali i Teatrit, Maratona e Qytetit, Viziatat ne muzete e vjeter dhe moderne si dhe turet e kulinarise ne restorante. Viti 2017 u mbyll me rreth 5 milione turiste ne Prage , shifer qe pritet te rritet me te pakten 4% kete vit.

————————————

Mbi 35 milione turiste dhe fitime qe llogariten ne 50 miliard dollare jane shifrat qe vijne nga Tajlanda per vitin 2017. Sipas ministrise se turizmit ne kete destinacion viti qe lam pas ka qene nje vit rekord per sa i perket sektorit turistik. Autoritetet theksojne se kultura dhe natyra jane armet me te fort ate Tajlandes per terheqjen e vizitoreve nderkohe tregu me rritjen me te madhe konsiderohet ai europian. Qellimi i entit te turizmit ne Tajlande eshte qe te zhvillohet turizmi i qendrueshem qe ruan nje balance mes ekonomise, shoqerise dhe ambientit.

————————————-

Vjena mbylli nje vit rekord sa i perket numrit te turisteve. Bordi turistik i qytetit theksoi se gjate 2017 mbi 14 milione turiste vizituan Vjenen, nje rritje me 16% me shume se viti 2016. Ne pergjithsi turizmi austriak pati sukses ne vitin qe lame pas. Arritjet por edhe planet per zhvillimin e sektorit vitetet e ardhshme do te shpalosen edhe gjate Ferien Messe, panairit nderkombetare te turizmit qe zhvillohet si cdo vit ne Austri dhe eshte me i madhi dedikuar turizmit ne kete vend. Panairi do te mbahet kete muaj mes datave 11 dhe 14 ne qendren e ekspozitave ne Vjene.

————————————–

Eventet kryesisht sportive qe ka pritur Rusia vitet e fundit dhe qe do te kulmojne me Kupen e Botes 2018 ne futboll jane arsyeja pse turizmi ne kete vend po shenon gjithnje me shume shifra pozitive. Sipas te dhenave te Euromonitor International shifrat e turisteve te huaj ne Rusi do te arrijne deri ne fund te ketij viti ne 30 milione. Turistet europiane jane ata qe mbajne podiumin e atyre me numrin me te larte. Konkretisht turistet me te shumta jane ata nga Finlanda, Polonia, Turqia dhe Britania. Nderkohe ne saje te marreveshjes per vizat me Kinen edhe numri i turisteve kienze eshte rritur ne menyre te konsiderueshme ne Rusi.

—————————————-

Uzbekistani ben hapa pozitiv drejt zhvillimit turistik te vendit nepermjet prezantimit se fundmi te vizave elektronike. Sherbimi i ri lehtesues per turistet do te hyje ne fuqi pranveren e ketij viti. Sipas Komitetit Shteteror marrja e vizave ne menyre elektronike eshte bere me qellim hapjen e vendit gjithnje e me shume per turistet e huaj. Uzbekistani prezantoi me heret edhe nje vize te posacme per turistet me nje vlefshmeri 30 ditore.

—————————————–

Nje prej muzeumeve me te vizituar ne New York, Metropolitan do te vendose nje takse hyrese per turistet qe deshirojne ta vizitojne. Tradita deri me tani lejonte turistet te hynin falas ne muzeun e arteve por ne saje te situates aspak te mire financiare qe po kalon muzeu u vendos se fundmi nga autoritete menaxhuese qe aplikohet nje takse hyrese per ne Metropolitan Museum of Art. Nga muaji mars turistet do te paguajne 25 dollare per te hyre ne muze. Pritet qe taksa te gjeneroje te ardhura mbi 6 miliard dollare.

——————————————

Festivali me i madh i akullit ne bote ka filluar kete jave ne Harbin, Kine.Festivali Nderkombetar permban mijera skulptura akulli mahnitese.”Bota magjike e akullit” perbehet nga veprat spektakolare siç jane keshtjellat gjigande, monumentet historike dhe figurat e famshme, te ndriçuara naten ne ngjyra te ndritshme verbuese. Rreth 10,000 punonjes ndihmuan ne krijimin e botes se akullt te ketij viti, e cila mbulon nje hapesire prej 600,000 meter katror ne nje park prane lumit Songhua. Kete vit priten mbi 20 milione pjesmarres ne festivalin qe zgjat deri me 28 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *