Kryesojne turistet nga Europa Lindore ne Shqiperi.

Kryesojne turistet nga Europa Lindore ne Shqiperi.

Like
19
0
Thursday, 04 January 2018
Travel News

Ne 2017-n ishin polaket turistet qe surprizuan ne Shqiperi me numrin dhe interesin e tyre nderkohe trendi i turisteve nga Europa Lindore do te vijoje edhe kete vit kryesisht ne zonat bregdetare si Durres dhe Shengjin. Sipas INSTAT, per periudhen janar nentor 2017, Shqiperine e vizituan 115 mije polake, me nje rritje te ndjeshme prej 75% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ardhja e turisteve polake nxiti dhe hotelet te bashkepuninin dhe te fillonin dhenien e ofertave “all inclusive”. Interesi nga Europa Qendrore per te prenotuar ne Shqiperi edhe kete vit ka qene i larte. Sipas operatoreve vendas kane vijuar te prenotojne çeket, sllovaket, turiste nga vendet skandinave por gjithashtu vihet re nje numer ne rritje i ukrainasve. Krahasuar me nje vit me pare, ka rritje te prenotimeve ne teresi me 40%.

———————————–

Per vitin 2017 Shqiperia eshte konsideruar nga mediat prestigjioze si perle e pazbuluar per turistet. Veç lajmeve promovuese dhe mjaft te rendesishme, operatoret turistike kerkojne haritmin e nje plani konkret qe do te kthente natyren shqiptare dhe trashegimine kulturore ne nje thesar per ekonomine shqiptare. Drejtuesi i Agjencise Kombetare e Turizmit nenvizon se vendi yne e ka nje strategji te hartuar gati e cila pritet te miratohet. Synimi i kesaj strategjie eshte turizmi i konsoliduar.Per te ofruar turizem te qendrueshem, nevojitet te punohet per turizmin 365 dite, qe mbetet nje sfide per vendin. Ndaj operatoret sugjerojne hapjen e zyrave perkatese qe te prezantojne oferten turistike me fokus tek kultura, mjedisi dhe kthimi i Tiranes nje destinacion kryesor. Por pavaresisht entuziazmit per shifrat ne rritje te numrit te turisteve, operatoret flasin edhe per disa nga probematikat e ketij sektori, teksa sugjerojne rritjen e intensitetit te zonave te animuara dhe permiresimin e infrastruktures.

————————————

Spanja ka regjistruar ne muajin nentor te vitit qe lame pas nje rekord historik te turisteve, me e larte se i gjithe viti 2016, por vetem me nje perjashtim, Katalonjen, qe gjate dy muajve te procesit te pavaresise, ka humbur mbi 90 mije vizitore. Sipas te dhenave te publikuara nga Instituti Kombetar i Statistikave, shifrat e tregut katalan jane ana tjeter e medaljes krahasuar me te gjithe territorin e Spanjes, ku mberritjet e turisteve u rriten ne nentor me 7,4%, deri ne 4,4 milione persona. Prania e vizitoreve te huaj kete vit pritet te regjistroje nje rezultat historik me mbi 80 milione turiste, duke e bere Spanjen destinacionin e pare turistik boteror, perpara Frances dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

————————————-

Bie ne menyre te ndjeshme numri i turisteve nga Bashkimi Europian drejt Britanise megjithse sektori ne pergjithsi ne kete vend vijon te qendroje i forte. Visit Britain ka publikuar shifrat e fundit te turizmit ne Britani duke theksuar se gjate 2017 pati nje renie me 4% te nurmit te turisteve nga Franca, gjermania apo Italia.Megjithate per te mbajtur nje sektor solid kane kontribuar turistet nga Kina dhe Shtetet e Bahskuara te cilet kane qene ne shifra te konsiderueshme. Edhe kete vit ngjarjet qe shoqerojne procesin e Brexit do te ndikojne ne sektorin turistik anglez.

————————————–

Bullgaria regjistroi nje rritje me 7.3% te numrit te turisteve te huaj gjate periudhes janar-nentor 2017 krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, sipas Institutit Kombetar te Statistikave. Gjate 11-mujorit 2017, vendi u vizitua nga 8,425,620 turiste te huaj qe sollen mbi 3 miliard dollare te ardhura ne vend. Pjesa me e madhe e tyre ishin nga Greqia, Rumania, Gjermania, Turqia, Rusia dhe Maqedonia. Ministrja e turizmit ne Bullgari tha se nese arrihet te ruhet ky ritem ka mundesi te kalohet numri i 9 milione turisteve ne vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *