Spanja thyen rekorde te reja ne turizem, 2017 mbyllet me 80 milione turiste.

Spanja thyen rekorde te reja ne turizem, 2017 mbyllet me 80 milione turiste.

Like
31
0
Saturday, 30 December 2017
Travel News

Spanja eshte percaktuar si vendi i rekordeve absolute ne turizem. Vendi sipas te dhenave te Frontur deri ne nentor ka pritur 77.8 milione turiste nga e gjithe bota. Nderkohe i gjithe viti pritet te mbyllet me me shume se 80 milione turiste, nje rritje me 22% me shume se viti i kaluar. Zgjerimi i rrjetit te kompanive low cost qe operojne ne gadishullin Iberik nga shume vende te ndryshme ka qene nder arsyet kryesore qe ka kontribuar ne rritjen e numrit te turisteve ne Spanje kete vit.

——————————————-

Ne sezonin e ri dimeror 2017/2018 Mali i Zi eshte pozicionuar si nje destinacion me administrim shume te mire ne rajon gjate festave te Vitit te Ri, dhe eshte bere çdo perpjekje kete vit per te perforcuar kete imazh perfshire gatishmerine e qendrave turistike malore, hotelet e reja te kategorise se larte, dhe programe festive te cilat do organizohen pergjate gjithe bregdetit malazez. Te gjithe teleferiket dhe pistat ne te gjitha qendrat e skive gjate ketij sezoni do te jene ne funksion te plote. Ne pista do te organizohen programe argetuese ditore, promovime, “workshope” me tematike te caktuar dhe programe per vizitoret te tjere. Pritet qe sezoni dimeror te mbyllet me rreth 1 milione turiste te huaj ne destinacionet malazeze.

——————————————–

Organizatoret e festimeve te Vitit te Ri te Berlinit do te krijojne nje “zone te sigurt” per grate per here te pare.Masat e reja te sigurise te planifikuara vijne mes shqetesimeve rreth sulmeve seksuale.Nje numer i madh i sulmeve dhe plaçkitjeve qe synojne grate ne festimet e Vitit te Ri te Kelnit dy vjet me pare, tronditen Gjermanine. Qindra mijera njerez pritet te marrin pjese ne festen e Vitit te Ri ne Berlin te dielen dhe siguria do te jete e rrepte. Çanta te medha, te tilla si çante shpine dhe pije alkoolike, do te ndalohen ne Porten e Brandenburgut.

———————————————-

Me 7 pavione te shperndara ne nje siperfaqe prej 72 mije metrash katrore , eshte inaguruar qendra kongresuale me e madhe ne Europe ne Paris. Paris Convention Center eshte hapur ne afersi te Pallatit te Kongreseve ne zonen qe njihet si Expo Porte ku organizohen cdo vit panaire dhe ekspozita te ndryshme ne kryeqytetin francez. Salla e perbere nga 5200 vende do te sherbeje per organizimin e konventave apo konferencave te ndryshme kryesisht nderkombetare. Nderkohe hapsira e qendres lejon organizimin e eventeve me me shume se 35 mije pjesmarres.

———————————————–

Qytetet do jene protagonistet e verteta te ketyre festave per destinacionin fqinj Itali. Sipas te dhenave te entit turistik ne Itali , ndryshe nga vitet e tjera ku destinacionet alpine kane marre vemendje te madhe, qytetet jane ato qe po preferohen me shume kete fundvit. Roma, Milano, Firence, Venecia , Torino dhe Palermo jane destinacionet me te rezervuara nga turistet e huaj. Me shume se 13 milione turiste te huaj do te zgjedhin te kalojne festat ne Itali kete vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *