Rritja e cilesise se sherbimit, kusht per zhvillimin turistik te vendit.

Rritja e cilesise se sherbimit, kusht per zhvillimin turistik te vendit.

Like
29
0
Tuesday, 26 December 2017
Travel News

Viti 2017 ka qene viti i pare ku vendi yne ka filluar te beje hapa pozitive per rritjen e numrit te turisteve dhe kjo sipas tij filloi me uljen e TVSH dhe shitjes se paketave turistike me shume se 60 dite per turistet. Megjithate sipas eksperteve te turizmit Shqiperia ende nuk mund te ofroje paketa turistike mbi 120 ditore me te njejten cilesi sherbimi. Sipas tyre per te rritur konkurueshmerine ne rajon perveç infrastruktures duhen politika te posaçme qe mundesojne krijimin e kushteve per nje sherbim cilesor per nje periudhe te gjate kohore. Gjithashtu nje shembull i mire nga vendet e tjera mbetet subvencionimi i turisteve ne bileta udhetimi por jo vetem.

———————————-

Krimi mjedisor, do te jete i ndeshkueshem si çdo krim tjeter.Keshtu deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi pas takimit qe zhvilloi me drejtuesit e policise se qarqeve, ministrin e Brendshem dhe ministrin e Infrastruktures dhe Energjise per ashpersimin e masave ndaj atyre qe ndotin mjedisin dhe veçanerisht per nje perfshirje te strukturave policore ne parandalimin ose ndeshkimin e krimit mjedisor. Kreu i Turizmit dhe i Mjedisit zbuloi gjithashtu per mediat se ne takim eshte diskutuar edhe per masat qe duhen marre per sigurimin e nje sezoni sa me te mire turistik.Sipas tij do te behet gjithcka e nevojshme qe viti 2018 te shoqerohet gjate sezonit turistik me nje mbrojtje shume me te madhe te jetes se qytetareve, me nje menaxhim krejt tjeter persa i perket sigurise ne plazhet tona dhe po ashtu me nje perpjekje te mire administruar persa i perket funksionimit te mjeteve motorike ne uje.

————————————

Qeveria franceze ka mobilizuar rreth 100 mije trupa policore dhe ushtarake me rastin e festave te fundvitit nderkohe qe niveli i alarmit per sulme terroriste vazhdon te jete i larte.Masa te veçanta sigurie jane aplikuar per te mbikeqyrur tregjet e Krishtlindjeve, por edhe qendrat tregtare, godina fetare, transportin publik dhe struktura turistike per te mundesuar qe te gjithe te festojne te qete. Ligji i ri kunderterrorizmit i mbeshtetur nga qeveria Macron i jep me shume kopetenca policise pas sulmeve te viteve te kaluara.

————————————-

Hotelet dhe restorantet ne Britani presin qe ne 2018 turizmi brenda kufijte te rritet ne pothuajse 42 milion vizita. Vizitat jashte vendit ne Mbreterine e Bashkuar do te kalojne 40 milion per here te pare ne 2018, sipas VisitBritain, qe parashikon qe turistet do te shpenzojne nje rekord 27 mld pound gjate 12 muajve te ardhshem. Agjencia Kombetare e Turizmit tha se viti 2017 ishte nje vit rekord per turizmin ne hyrje te Britanise se Madhe – me rreth 40 milion vizita ndersa vitin tjeter pritet rekord vizitoresh ne destinacione si Londra, Edinburgu apo Kembrixh.

————————————–

Shifrat e turisteve ne Abu Dhabi kete vit jane rritur ndjeshem. Sipas departamentit te turizmit dhe kultures ne kryeqytetin e Emirateve ne 10 muajt e pare te ketij viti u regjistruan 3.9 milione turiste , nje shifet qe eshte rritur me 8% ne krahasim me vitin 2016 dhe qe jep shprese se ky vit do te mbyllet me me shume se 4.4 milione turiste. Autoritete theksojne rendesine e tregut europian per turizmin ne Abu Dhabi qe ze rreth 30% te totalit te turisteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *