Vendet me rritjen me te shpejte te turizmit.

Vendet me rritjen me te shpejte te turizmit.

1
31
0
Saturday, 23 December 2017
Travel News

Organizata Boterore e Turizmit ka perpiluar listen e destinacioneve te cilat kane pare rritjen me te madhe te turizmit vitet e fundit. Sierra Leone eshte nje nga vendet qe ka shenuar rritjen me te larte. Vetem 24,000 turiste e vizituan Sierra Leonen ne 2015, ndersa ne 2016 sipas te dhenave kjo shifer arriti ne 74,000 turiste. Pas saj renditet Korea e Jugut qe e mbylli 2016 me 17. 2 milione turiste. Renditjen e vendeve ku turizmi po merr zhvillim teper te shpejte e vijojne Moldavia, Sllovakia dhe Madakaskari.

——————————————

Mijera shqiptare po kthehen ne atdhe per te kaluar festat e fundvitit. Ne Kapshtice paraqitet fluks ne hyrje. Mesohet se vetem 24 oret e fundit kane hyre 5220 shtetas shqiptare nderkohe jane regjistruar 2040. Pala shqiptare punon me 6 sportele, 4 ne hyrje dhe 2 ne dalje. I njejti fluks vihet re edhe ne Kakavije ku kane hyre 5702 shtetas shqiptar dhe 1200 persona te huaj.

——————————————-

Edhe pse renditen te paret sa i perket prurjeve turistike ne vendin tone, turistet nga Kosova jane ulur ne numer kete vit ne krahasim me nje vit me pare. Instituti i Statistikave raportoi se per 11-mujorin e ketij viti, ne Shqiperi pati 400 mije hyrje me pak nga Kosova krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Sipas INSTAT, nese per periudhen janar-nentor hyrjet nga shtetasit kosovare ishin 2 milione e 92 mije, per 11-mujorin e ketij viti ato rane ne 1 milione 692 mije. Ndonese ne total numri i turisteve te huaj qe kane vizituar Shqiperine eshte rritur me 7.8%, baza e turisteve ka pesuar ndryshime te medha. Sipas INSTAT, turistet kosovare jane zevendesuar me ata nga Europa Qendrore, veçanerisht Polonia.

——————————————-

Qyteti italian i Milanos planifikon te behet nje prej vendeve te para evropiane, qe do te ndryshoje krejt sistemin transportit publik ne version elektrik. Nga viti 2020, Milanoja nuk do te bleje me autobuse me motor diesel, te cilet aktualisht perbejne 97 per qind te flotes se qytetit. Autoritetet italiane te transporteve deklaruan se nga fundi i vitit 2030, nuk do te kete asnje mjet me motor me djegie te brendshme ne floten e bashkise dhe qyteti do te kete 1 200 autobuse elektrik duke reduktuar prodhimin e CO2-shit me rreth 75 000 tone ne vit. Gjate viteve te tranzicionit, do te kete ne qarkullim edhe disa autobuse me motore hibride.

——————————————–

Qyteti i Vilniusit ka kaluar per here te pare shifren e 1 milione turisteve kete dhjetor duke shenuar keshtu nje rekord te ri ne turizem. Sektori ne kryeqytetin lituanez po zhvillohet ndjeshem nga viti ne vit. Vizitori i 1 milionte ne Vilnius u prit me nje ceremoni te vecante ne aeroport ku u dha dhe nje cmim. Sipas autoriteteve te turizmit ne kete destinacion , kultura dhe mikpritja jane dy prej armeve me te forta ne te cilat po mbeshtetet turizmi dhe po terhiqen me shume turiste ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *