Rritja e numrit te turisteve ne Shqiperi vijon edhe ne muajin nentor.

Rritja e numrit te turisteve ne Shqiperi vijon edhe ne muajin nentor.

1
58
0
Thursday, 21 December 2017
Travel News

Numri i turisteve te huaj qe vizituan Shqiperine u rrit serish gjate muajit nentor. Te dhenat e publikuara te enjten nga Instituti i Statistikave treguan se numri i vizitoreve te huaj eshte rritur 15.5% me baze vjetore, rritje kjo ne nivele te ngjashme me Tetorin.Per te gjithe 11 mujorin e ketij viti, Shqiperine e kane vizituar 4.86 milione shtetas te huaj, shifer kjo ne rritje me 7.8% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.Interesi per Shqiperine nga te huajt eshte ne rritje, çka deshmohet si nga numri i vizitoreve, ashtu edhe nga zgjerimi i hartes se shteteve prej nga vijne turistet e huaj.Lista ende kryesohet nga vizitoret e vendeve fqinje, duke filluar nga Kosova, e ndjekur nga Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi.Megjithate, rritja me e larte e numrit te udhetareve kete vit po vjen nga vende te tjera, ku spikatin Polonia, Gjermania apo Zvicra.

—————————————————–

Revista me e madhe e Suedise per udhetime Vagabond ka listuar Shqiperine te paren ne listen e 35 destinacioneve qe duhen vizituar patjeter ne vitin 2018. Ndarja e destinacioneve eshte bere ne gjashte kategori: vendet me te mira, qytetet me te mira, aventuren me te mire, plazhet, kulinaria dhe cmimet ku Shqiperia renditet e para. Lajmi eshte promovuar edhe ne faqen e ministrise per Evropen dhe Punet e Jashtme ne Suedi ku thuhet se Shqiperia po promovohet nga mediat nderkombetare si nje nga destinacionet me te mira turistike per vitin e ardhshem 2018. Ne artikullin kushtuar Shqiperise thuhet se eshte nje vend qe se fundi ka qene nje ushqim i mire ne boten e udhetimit, pasi gjithcka kerkohet nga nje destinacion mesdhetar. Shqiperia le pas Botsvanen dhe Zvicren.

——————————————————-

Projekti me Banken Boterore per Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin i cili perfshin nje total prej 60 milione dollare ka filluar te jetesohet ne disa nen komponente nderkohe qe nje pjese tjeter e tyre jane ne faze prokurimi. Fondi Shqiptar i Zhvillimit beri me dije se tashme ka perfunduar edhe procedura e perzgjedhjes se kompanise e cila do te mbikeqyre kete sherbim. Projekti ka per qellim permiresimin urban dhe permiresimin e infrastruktures, permiresimi i integruar urban dhe te qytetit si dhe ndertimin e kapaciteteve per zhvillimin e qendrueshem te turizmit. Projekti perqendrohet ne jug te Shqiperise, qe perfshin zonen ndermjet Vlores e Sarandes dhe zonen bregdetare si dhe pjesen e brendshme te zones jugore si Berati, Permeti e Gjirokastra.

——————————————————–

Parisi do ta mbylle 2017 me me shume se 23 milione turiste , nje rritje surprizuese me gati 12% me shume se viti i kaluar. Autoritetet e turizmit ne kryeqytetin francez druheshin ndaj efekteve qe ngjarjet e vitit 2015 mund te linin ne sektorin turistik te Parisit megjithate fluksi i turisteve ka treguar te kunderten. Nese vijohet me keto ritme , viti 2018 pritet te sjelle rekorde te reja aq me teper kur vitin e ardhshem planifikohet te mbahen nje sere eventesh ne Paris si turneu i golfit Ryder Cup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *