Viti 2017, i begate per te ardhurat nga turizmi ne Shqiperi.

Viti 2017, i begate per te ardhurat nga turizmi ne Shqiperi.

Like
57
0
Thursday, 14 December 2017
Travel News

Viti 2017 ka qene i begate sa i takon te ardhurave te siguruara nga turizmi. Te dhenave te ofruara nga kryeministri i vendit tregojne se te ardhurat nga vizitoret e huaj qe kane ardhur ne Shqiperi per 9 muajt e pare te vitit 2017 jane rritur me 149 milione Euro apo me 12,8 % krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2016. Nderkohe ato jane rritur dhe me 550 milione Euro apo me 72,4 % krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2013, qe tregon zhvillimin gjithnje e me te madh qe po merr sektori turistik ne vendin tone.

——————————————

Amsterdami po kalon dite te suksesshme sa i perket turizmit kete periudhe. Sipas te dhenave nga autoritetet e bordit turistik te vendit me nisjen e Festivalit te Dritave ne vend numri i vizitoreve qe kane zgjedhur te vizitojne qytetin per tu argetuar keto dite por edhe per te pritur festat ka qene ne rritje. Festivali i Dritave organizohet cdo vit ne Amsterdam dhe ka te beje me ndricimin me instalacione dhe projeksione dritash te ndertesave dhe objekteve me te njohura te vendit duke sjelle nje atmosfere vertete te kendshme e duke ju pershtatur dhe festave. Festivali do te vijoje deri ne 21 janar 2018.

——————————————-

Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura ka vendosur te hartoje nje plan te ri menaxhimi per parkun e Dajtit. Referuar argumenteve qe jep kjo agjenci nevoja e ketij plani vjen ne kushtet kur ne kete zone ka pasur ndertime, ndryshime ne perdorimin e tokes, mbulesen pyjore, demtime te flores dhe faunes, zjarre, duke paraqitur keshtu nje situate te veshtire per integritetin e parkut. Do te jene plot 12 projekte pjese e planit te ri te menaxhimit te tilla qe nisin nga nje inventar i specieve dhe pasurive natyrore tek diskutimi i draftit te ri me palet e interesit. Koha e ekzekutimit te kontrates do te jete per 4 muaj çka do te thote se ne pranveren e vitit tjeter do te kemi nje plan te ri menaxhimi per Parkun Kombetar te Dajtit, qe eshte nje prej atraksioneve me te preferuara te turizmit natyror ne kryeqytet.

———————————————

Portugalia pret nje te ardhme teper te mire per sektorin turistik. Sipas nje studimi te fundit industria do te zhvillohet tej parashikimeve vitet e ardhshme ne saje te hoteleve te reja luksoze qe do te hapen ne kete vend dhe shume produkteve te tjera si natyra, sporti, plazhet dhe kultura. Rajonet me perspektiven me te mire jane vleresuar Algarve, Lisbona, Porto dhe Madeira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *