Zagrebi me tregun me te mire te Krishtlindjeve kete vit.

Zagrebi me tregun me te mire te Krishtlindjeve kete vit.

Like
35
0
Wednesday, 13 December 2017
Travel News

Zagrebi eshte votuar si “Destinacioni me i mire i tregut te Krishtlindjeve” nga perdoruesit e portalit te Udhetimeve per Destinacionet Europiane me te mira. Zagrebi eshte votuar me kete cmim per te tretin vit radhazi. Cilesia e larte e punimeve artizanale, atmosfera festive dhe miqesore, aktivitetet e ndryshme ne pista akulli e koncerte si dhe çmime te perballueshme e kane renditur ne kete pozicion Zagrebin. Atmosfera festive do te zgjase ne kryeqytetin kroat deri me 7 janar 2018.

—————————————-

Fokusi per promovimin e turizmit ne vendin tone eshte vene se fundmi ne videot peshkruese te natyres sone ne mediat nderkombetare. Vec fam tripeve me gazetare te huaj apo pjesmarrjes ne panaire pjesa tjeter e promovimit do te behet me spote ne mediat nderkombetare. Sipas te dhenave te fundit te Agjencise Kombetare te Turizmit do te jene dy spote te vena ne dispozicion per nje periudhe dyjavore me nje fond limit prej 220 mije dollaresh nga buxheti i shtetit, qe do te transmetohen ne mediat e huaja. Nga ky propozim qe jep Akt kerkohet qe te gjithe mediat e interesuara nderkombetare te shfaqin interes “ne kuader te promovimit te Turizmit shqiptar.

—————————————–

Ne Bashkine e Himares po punohet per rikualifikimin urban te fshatrave dhe zones bregdetare ne menyre qe ato te jene gati per pritjen e sezonit turistik 2018. Fondi Shqiptar i Zhvillimit tregon se punimet qe po kryhen ne fshatrat bregdetare, te cilat do te jene gati te presin turistet veren e ardhshme. Fale investimeve te qeverise shqiptare dhe Bankes per Zhvillim e Keshillit te Evropes veren e ardhshme fshatrat e Dhermiut dhe Vunoit do kene ndertesa e sheshe te rikonstruktuara, ndersa plazhet e Jales dhe Dhermiut shetitore dhe atraksione te reja. Kjo zone eshte dhe nder me te frekuentuarat nga turistet ne Shqiperi.

——————————————

Nje milione turiste nga krocierat brenda vitit 2020 eshte objektivi qe autoritetet e turizmit kane vene ne Dubai. Ambiciet u shprehen gjate Forumit te Turizmit te krocerave per Lindjen e Mesme qe u mbajt se fundmi ne Dubai. Bordi turistik ne qytetin e preferuar te emirateve theksoi se do te vijoje puna per permiresimin e cilesise se sherbimit ne portet e krocerave dhe jahteve ne kete destinacion. Sipas te dhenave ky vit pritet te mbyllet ne Dubai me rreth 315 mije turiste nga linjat e lundrimit qe kane mberritur ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *